1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kushtetuta hyn në fuqi të djelën duke gdhirë e hënë

Në mesnatën e ditës së diel, hynë në fuqi, Kushtetuta e Kosovës. Për udhëheqësit kosovar, kjo do të shënojë hapin me të rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Institucionet e Kosovës, ato të nivelit qëndror dhe lokal janë tërësisht të përgatitura për të funksionuar në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuta hyn në fuqi, në mesnatën e ditës së diel duke gdhirë e hënë. Ajo është pranuar edhe nga misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK-, mision ky i cili nga data 16 qeshor do të fillojë me zvogëlimin e strukturës për t'i lënë vend misionit të ri të BE-së, EULEX. Këtë e konfirmoi në një letër dërguar në Prishtinë edhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Hashim Thaqi, kryeministër i Kosovës.

"Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përgatitura që t'i marrin të gjtha përgjegjësitë dhe këtë do ta bëjmë me përgjegjegjësi të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare për funksionim të plotë të çdo segmenti në vend ", thotë kryeministri, Thaqi.

Kryeministri Thaqi, thotë se qeveria e tij në bazë të Kushtetutës, do ta shtrijë autoritetin e saj në tërë territorin e Kosovës. Mirëpo, sfida e parë me të cilën do të ballafaqohet qeveria por edhe misioni i ri i BE-së, është pjesa veriore e Kosovës. Serbët e kësaj pjese nuk njohin institucionet e Kosovës dhe as misionin e BE-së, ndërkohë që ata tashmë kanë formuar strukturat e tyre paralele nën direktivat e qeverisë së Beogradit. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thonë se strukturat paralele serbe nuk kanë vend në Kosovë dhe në këtë kuadër u bëjnë thirrje serbëve që të integrohen në shoqërinë kosovare.

Sidoqoftë, 15 qeshori, pas shpalljes së pavarësisë, për udhëheqësit kosovar është data me e rëndësishme për Kosovën sepse hyn në fuqi Kushtetuta e vendit. Me këtë, do të krijohen edhe digasteret e tjera shtetërore siç janë ministria e mbrojtjes dhe ministria e jashtme, me çka do të shënohet edhe një fillim aktiv i prezencës së diplomacisë kosovare në qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

Këtë të diel, presidenti i Kosovës në bazë të kompetencave që ia garaton Kushtetuta, do të nënshkruaj edhe ligjet e para që parasheh pakoja e Marti Ahtisarit. Shumica nga këto ligje kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave. Poashtu në mbrëmjen e ditës së diel, organizohet një ceremoni zyrtare e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës ku do të intonohet për herë të parë edhe himni shtetëror i Kosovës.

  • Data 14.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJjm
  • Data 14.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJjm