1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kusht përmirësimi i raporteve me Kosovën - Serbia dhe statusi i vendit kandidat

Raporti i progresit i Komisionit Evropian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE, Serbisë. Por edhe një kusht: Serbia duhet të rifillojë dialogun me Kosovën

default

Duket se për Serbinë erdhi shpërblimi: Pasi qeveria serbe e ka vënë në jetë reformën në drejtësi, ka ndryshuar ligjin për zgjedhjet, dhe ka dërguar në Hagë të shumëkërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç dhe Goran Hadxhiç - pret tanimë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Ky do të vijojë nga përcaktimi sa më shpejt i një date për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Shpresa për një raport pro Serbisë, është realiste, ishte shprehur Eduard Kukan, kryetar i komisionit të Evropës Jug-lindore në Parlamentin Evropian. "Jam shumë i sigurtë që me këtë raport do të jepet edhe rekomandimi që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe po qe se do të ketë më shumë, do ta përshëndesja këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë kriteresh vendosen, Serbia ka arritur shumë gjëra pozitive në rrugën e saj drejt Evropës."

Tadiç takohet me Fülen në Beograd

Tadic takohet me Fülen në Beograd

Kosova po i kthehet Serbisë në pengesë

Megjithatë zhvillimet pozitive të marrëdhënieve të Serbisë në Bashkimin Evropian kanë marrë një goditje pas tensionimit të situatës në Veriun e Kosovës. Muajt e fundit ka shpërthyer herë pas here dhuna në Veri, e ndezur nga konflikti kufitar dhe një luftë tregtare mes Serbisë dhe Kosovës.

Qeveria serbe tanimë këmbëngul që duhet të zgjidhen problemet në veriun e Kosovës, pastaj të vazhdojë dialogu i filluar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kosova dhe BE e kanë refuzuar këtë qëndrim. Dialogu aktualisht është i bllokuar.

Konfrontation an Grenze zwischen Kosovo und Serbien

Trazia në veri

Politika në Kosovë duhet të fitojë besimin e të gjithë qytetarëve

Nëse ky bllokim do të kthejë hapa mbrapa përpjekjet e Serbisë në rrugën drejt BE-së, shprehet edhe ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini. "Italia do ta mbështesë pa dyshim kandidaturën e serbisë. Sigurisht ka pasur disa probleme, por ne shpresojmë që negociatat të vazhdojnë. Ky nuk është kusht për statusin e kandidatit, por kjo do ta përmirësonte atmosferën."

Përkundër kësaj, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd në gusht, deklaroi se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë dhe duhet të arrihen rezultate konkrete, po qe se Serbia do ta marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk do të jetë e lehtë.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, krahas përgjegjësisë për autoritetet serbe, shton se edhe qeveria në Kosovë ka pjesën e saj të përgjegjisë. "Autoritetet në Prishtinë nuk ia kanë dalë të fitojnë besimin e qytetarëve në Veriun e Kosovës. Në fund të fundit ata duhet ta arrijnë këtë në Kosovë, të fitojnë besimin e të gjithë qytetarëve."

Autor: Marina Maksimovic/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi