1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kush qëndron pas djegies së ambasadave në Beograd?

Huliganët arrestohen sepse dogjën ambasadën amerikane në vitin 2008, në protestat pas pavarësisë së Kosovës. Arrestohen katër vjet më vonë. Thjesht ngadalësi e drejtësisë serbe apo luftë politike para zgjedhjeve?

Ambasada e SHBA në flakë, 2008

Ambasada e SHBA në flakë, 2008

"Unë thjesht nuk dua të besoj se arrestimi i tanishëm i të dyshuarëve për dhunën pas "Protestave për Kosovën" në vitin 2008 është pjesë e fushatës elektorale dhe se qëllimi i gjithë kësaj mund të jetë ndonjë opsion diskualifikimi politik para zgjedhjeve", thotë për DW-në avokati dhe ish-ministri alternant i Policisë, Bozho Preleviq.

"Natyrisht, në çdo procedurë mund të shihet në dosje se kur është mësuar për çështjen. Prandaj, unë thjesht mendoj se pala mbrojtëse e këtyre njerëzve natyrisht, nëse ata kanë qenë në dijeni të këtyre detajeve para dy vjetësh apo para një viti, do të dalin me këto të dhëna publikisht. Kështu që unë mendoj se ato që thuhen se këto janë spekulime që bëhen me qëllim për të dobësuar një parti opozitare janë vetëm spekulime dhe se ato duhet të shihen si të tilla. Nga ana tjetër unë mendoj se ky do të ishte një bumerang që gjithmonë kthehet kur ju keqpërdorni gjyqësorin dhe policinë për qëllime zgjedhore."

Shpejtësia nuk është kryesorja

Bozho Preleviq gjithashtu vlerëson se në opinionin serb ka nganjëherë mungesë mirëkuptimi se sa shpejt duhet të fillojë një proces gjyqësor. Ky rast është një çështje serioze i cili nuk ka filluar menjëherë pasi që ka ndodhur e pastaj është dashur që rasti të përgatitet shumë seriozisht, nënvizon Preleviq.

Policë para ambasadës së SHBA, 2008

Policë para ambasadës së SHBA, 2008

"Shteti është i ngathët, shteti është i ngadalshëm. Ndoshta kanë dëgjuar qindra dëshmitarë. Unë shpresoj se gjërat i kanë peshuar si duhet dhe nuk kanë gjuajtur si me armë gjahu por e dinë saktësisht se kush i ka kryer sulmet. Pra, unë mendoj se kjo mund të ndodhte edhe më parë por nuk mendoj se shpejtësia është thelbi i çdo gjëje. Thelbësore është e vërteta, jo shpejtësia."

Të zbulohet se kush qëndron pas dhunës

Vullneti politik i famshëm, për fat të keq, është shumë shpesh arsyeja pse disa raste nuk zgjidhen shpejt, apo nuk fillojnë shpejt disa procese gjyqësore, vlerëson për DW-në Milan Antonijeviq, drejtor i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM). "Ajo çfarë është e rëndësishme në gjithë këtë rast është nëse do të shkohet edhe përtej atyre që kanë qenë autorë të drejtpërdrejt të sulmeve. A do të kërkohet llogari edhe nga njerëzit që kanë qenë përgjegjës për nxitjen e kryerjes së këtyre veprave. Dhe Serbia me këtë do të dëshmojë se a e ka vullnetin që ngjarje të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen apo ne do të mbetemi edhe më tutje peng të atyre që ishin nxitësit e akteve të tilla."

Autor: Ivica Petroviq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM