1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kush me kë? - Austria para detyrës për ngritjen e qeverisë së re

Ndryshimet në kryesinë e Partisë Konservatore Austriake, ÖVP kanë rritur mundësinë për krijimin e një koalicioni të madh në vend. Të mërkurën, më 8 tetor, do të sqarohet kush do të ngarkohet me ngritjen e qeverisë.

Në Austri nuk janë numëruar ende të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit

Në Austri nuk janë numëruar ende të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit

Rendi duhet të ruhet. Në Austri nuk janë numëruar ende të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit, dhe mund të ndodhë që njëra ose tjetra parti të fitojë apo humbasë edhe një të dhjetë tjetër në përqindjen e votave të marra. Prandaj presidenti austriak nuk ka dhënë ende detyrën për krijimin e qeverisë. Të mërkurën e ardhshme, më 8 tetor vjen momenti. Atëherë Verner Fajman (Werner Faymann), kandidati kryesor i socialdemokratëve, do të marrë regjinë i mbështetur nga gati 30 për qind e votave.

Aleanca e vjetër mund të ngrihet nga e para

Deri tani në Vjenë ka qeverisur një koalicion i madh, i përbërë nga socialdemokratët dhe konservatorët, por të dy partitë shënuan humbje në zgjedhje. Por sipas Fajmanit, aleanca e vjetër mund të ngrihet nga e para, edhe nëse dy të tretat e austriakëve e refuzuan me votat e tyre një gjë të tillë: „Më e keqja që mund të ndodhë? Eshtë që konstelacioni të mbetet ai që është dhe të mos shkohet më tej. Sepse ne na duhen zgjidhje për problemet. Ne kemi përpara probleme të mëdha dhe ato që zgjidhen janë vetëm problemet e vogla, që janë më të thjeshtat," thotë një kalimtar në rrugë.

Fshesat e reja fshijnë më mirë

Verner Fajman beson një një thënie të vjetër "fshesat e reja fshijnë mirë". Me këtë ai mendon në radhë të parë veten e vetë, që pason Alfred Gusenbauerin e pafatë duke marrë kryesimin e socialdemokratëve, dhe më pas shefin e ri të Partisë Konservatore, Jozef Prël (Josef Pröl), i cili zëvendësoi 24 orë pas dështimit zgjedhor, kryetarin e ÖVP, Vilhelm Molterer.„Unë gjithnjë kam thënë se kam patur raporte të mira dhe bashkëpunimt të mirë me Jozef Prëllin, edhe me kryeministrat e landeve, por sigurisht që ÖVP duhet të vendosë vetë…" thotë Prël.

Pikërisht ky vendim duhet marrë shpejt. Edhe Jozef Prëll, shihet si përkrahës i një riprodhimi të ri të koalicionit të madh, por baza nuk është dakord me këtë, dhe këtë e di dhe ai.:„Unë kam tani situatën e qartë në Parti, ku ngrihet pyetja të dalim në opozitë apo jo si dhe pyetja të marrim pjesë në qeveri apo jo. Kjo është cështja dhe ne e kemi rrugën përpara të hapur. Sigurisht që ne nuk kemi marrë ende rrugën në drejtim të koalicionit të madh."

Nga 42 përqind që Partia Popullore Austriake (ÖVP) morri në vitin 2002 kanë mbetur vetëm 25 përqind. Disa nuk duan të dinë fare për marrje pjesë në qeveri: „Rezultati i zgjedhjeve është i qartë, ai refuzon koalicionin," thotë një deputet.

„Kjo nuk do të ishte një mundësi rigjenerimi. Nuk mund të qëndrohet vazhdimisht duke ushtruar pushtetin."

Teorikisht ÖVP mund të marrë rrugën edhe në drejtimin tjetër. Një koalicion me dy partitë FPÖ dhe BZÖ, që së bashku morën gjatë zgjedhjeve 30 përqind, do të ishte i mundur. Dy kryetarët e partive Jërg Hajder (Jörg Haider) dhe Hajnc Kristian Shtrahe (Heinz-Christian Strache), janë zënë për vdekje me njëri tjetrin. Arsye e mjaftueshme kjo që kryetari i ÖVP-së Jozef Prëll, të mos jetë shumë optimist për një koalicion të qëndrës me të djathtët.

Pra çdo mundësi është e hapur në Austri, ashtu si edhe të gjitha llojet e spekullimeve, por siç thamë detyra për krijimin e qeverisë nuk është dhënë ende.

  • Data 06.10.2008
  • Autor Jörg Pass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUrb
  • Data 06.10.2008
  • Autor Jörg Pass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUrb