1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kush ka frikë nga Interneti?

Blogjet ruse tashmë duhet të regjistrohen sipas një ligji të ri. Blogjet do t'u nënshtrohen ligjeve si mediat e tjera. Kritikët flasin për censurë

Blogjet popullorë në të ardhmen duhet të regjistrohen zyrtarisht. Këtë e thotë një urdhër i ri që hyri në fuqi që prej 01 gushtit 2014. Ligji prek të gjitha faqet e internetit ashtu si edhe përdoruesit e Facebbok, Twitter & co, që me faqet e tyre mund të arrijnë deri në 3000 vizita në ditë. Ata duhet të regjsitrohen me emrin dhe adresën e tyre. Kështu blogjet humbasin anonimitetin e tyre dhe iu nënshtrohen rregullave të masmedias ruse: Informacionet që publikohen online duhet të verifikohen. Ligji siguron se nuk do të publikohen shkrime me përmbajtje ekstremiste. Edhe përdorimi i gjuhës së ulët, shpifjet ose publikimi i jetës private, do të dënohen.

Në rast se shkelen këto rregulla janë parashikuar gjoba e deri tek mbyllja e faqeve. Deri në 10 mijë euro mund t'i kushtojë një blogeri në të ardhmen nëse do të thotë hapur mendimin e tij. Mbyllja e blogjeve mund të bëhet vetëm kur Qeveria gjykon se ka rrezik për rendin publik. Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe kritikë të Kremlinit në këtë ligj shikojnë një sulm të hapur ndaj mendimit të lirë. Ata i kishin kërkuar Vladimir Putinit të mos firmoste ligjin.

Russland Prozess Alexej Nawalny 16.10.2013

Alexej Nawalny, blogu i të cilit u mbyll në muajin shkurt

Anton Nossik ka 3021 miq në Facebook dhe 148.000 ndejkës në Twitter. Blogeri 58 vjeçar shkruan dhe jep leksione për gazetarinë online. Nossik e shikon ligjin e ri si një simptomë të një zhvillimi problematik. Nëse dhe se si do ta prekë atë ligji, mbetet për tu parë. Blogeri, i cili ka themeluar portalet e lajmeve opozitare gazeta.ru dhe lenta.ru, është shumë i shqetësuar për këtë zhvillim. Është historia e një kufizimi të lirisë së mendimit.

Mbyllja e blogjeve mund të bëhet pa asnjë arsye

Në pamje të parë ligji për blogjet duket i vështirë për t'u zbatuar. Praktikisht çdo faqe mund të mbyllet në çdo moment pa asnjë arsyetim, paralajmëron ai. " Kjo nuk është diçka e re: në shkurt të këtij viti u mbyll Liveblog-u i blogerit të njohur rus Alexej Nawalny. "Deri më sot nuk ka patur asnjë sqarim për këtë. Me anë të kësaj kuptojmë se ne do të censurohemi sepse jemi kritikë, sepse përfaqësojmë një mendim, sepse ne informojmë."

Eksperti i gazetarisë online i cilëson blogjet si një formë e pavarur dhe kritike e informimit. "Ne nuk kemi një sistem mediatik të pavarur", thotë ai. Blogjet janë një kundrapeshe e rëndësishme e masmedias. "Për më tepër blogjet janë një opozitë e suksesshme. Mediat sociale dhe blogjet janë qendra informacioni dhe komunikimi", thotë ai. Ka të bëjë me kontrollin dhe ndërprerjen e lidhjeve ndërkombëtare.

Deutsche Welle Russland Blogger Alexander Pluschew Twitter

Faqja në Twitter e bogerit Alexander Pluschew

Rritet presioni ndaj mediave të pavarura

Marina Lipman, politologe pranë Institutit Carnegie në Moskë gjykon në të njëjtën mënyrë. Për të ligji është një shkak për tu shqetësuar. "Ky nuk është vetëm një simbol. Ky është një element shumë real në poltikë, që do të kufizojë lirinë ", thotë ajo. Ajo e shikon ligjin për blogjet në kontekstin e politikës së Kremlinit, që gjithmonë është përpjekur të ndalojë çdo mendim të pavarur dhe kritik. Presioni i qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe alternative është në rritje prej kohësh dhe do të rritet më shumë thotë politologia.

Në fakt edhe më përpara nuk ka patur liri mendimi thotë Marina Lipman. Ligji i ri përqëndrohet më fort tek mediat alternative, të cilat arrijnë tek publiku opozitar. "Qeveria sheh tek blogjet qendrën e një autoriteti alternativ ", shprehet Lipman.

Situata për lirinë e të shprehurit duket se nuk është e mirë në Rusi. Një detaj i vogël: Në 2016 rusët mund të ruajnë të dhënat e tyre vetëm në servera rusë.