1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kush do ta ndalë "Shtetin Islamik"?

Xhihadistët kanë vënë nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe kanë kryer ekzekutime masive. Një nga mënyrat për të luftuar ata është ndjekja e shembullit sunit, mendon gazetari i DW Rainer Sollich.

Ndërkohë që bota është duke ndjekur atë që po ndodh në Gaza, xhihadistët në Irak po vazhdojnë përparimin e tyre. Pasi militantët që luftojnë për një shtet Islamik ose siç njihet ndryshe, ISIS, morën nën kontroll qytetin e Mosulit në veri të Irakut në muajin qershor, tani kanë marrë nën konroll edhe qytetet e Sinjar dhe Samar, të cilët janë aty afër, dy fusha nafte dhe digën e Mosulit, më e madhja në vend.

Portalet kurde dhe arabe të lajmeve raportojnë shumë ekzekutime dhe sipas OKB 200.000 njerëz janë larguar nga vendi. Kësaj here pjesa më e madhe e viktimave janë nga minoriteti fetar Yazidi, të cilin ekstremistët e ISIS e konsiderojnë ‘të pabesë'. Më parë ky rajon përjetoi një eksod të të krishterëve, të cilët panë largimin si të vetmen mënyrë për të shpëtuar nga ndërrimi i fesë ose pagesa e një takse të veçantë fetare.

Kurdët janë dobësuar

Pyetja se kush mund të ndalojë ISIS është duke u bërë gjithnjë e më shumë urgjente. Kur u mor Mosuli u bë e qartë se ushtria e Irakut do ta kishte të vështirë t'i kundërpërgjigjej luftëtarëve të mirë-armatosur dhe të financuar të ISIS. Ushtria praktikisht u la qytetin militanëtëve pa luftuar.

Sulmet e fundit të xhihadistëve treguan gjithashtu se edhe fuqia ushtarake e milicëve kurdë Peshmerga është gjithashtu e kufizuar. Kurdët kanë filluar një kundërpërgjigje, rezultati i së cilës mbetet për tu parë. Dhe kësaj here ata kanë mbështetjen e forcave ajërore të irakut. Deri tani kjo milici ka pësuar disa disfata, duke mos qenë në gjendie të mbrojë popullin në rajonin e saj.

Deri tani "Shteti Islamik" ka nën kontroll një sipërfaqe të Irakut dhe Sirisë, që është më e madhe se Libani apo Jordania. Në këtë territor ku janë luftëtarët e ISIS mbizotëron një terror që është me i ashpër se ai i Al Kaedas dhe talibanëve. Edhe nëse xhihadistët nuk do të kenë sukses në zgjerimin e zonës së influencës së tyre, ata janë duke vrarë shumë njerëz. Për sa kohë bota do të shohë pa ndërhyrë?

Xhihadistë nga Europa

"Shteti Islamik" duket se është kthyer në një vend tërheqës punësimi për xhihadistë nga e gjithë bota. Militantët janë duke bërë edhe një propagandë në rrjtet sociale duke postuar video ku u tregojnë momente gjatë luftiemve dhe u bëjnë thirrje xhihadistëve të tjerë tu bashkohen.

Dhe po funksionon: nuk janë vetëm disa mijra luftëtarë nga vende të ndryshme arabe që luftojnë për ISIS, por edhe disa qindra nga Europa, thonë disa shërbime inteligjente. Burri që vrau katër persona në një muze hebre në maj në Bruksel kishte luftuar më parë si xhihadist në Siri.

ISIS duhet luftuar ushtarakisht

Terrori nuk lindi nga hiçi. Xhihadistët janë duke përfituar nga diktatori sirian Bashar al-Assad, i cili po bombardon disa zona të vendit të tij dhe kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki, i cili po mban larg pushtetit sunitët.

Zgjidhjet politike janë të komplikuara dhe ndoshta të pamjaftueshme. "Shteti Islamik" duhet të luftohet ushtrarakisht. Një shembull për këtë janë sunitët në lindje të Sirisë, të cilët nuk pranuan ISIS dhe tani nuk janë duke luftuar vetëm ndaj Assadit, por edhe ndaj terroristëve.