1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kush do të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s? – Mbase danezi Rasmussen

Dy javë para mbajtjes së samitit pranveror të Aleancës, duket se është arritur marrëveshja, që në këtë post të zgjidhet kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen. Kandidaturën e tij tani e mbështet edhe SHBA.

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen - Shtohen zërat që thonë se ai mund të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Nato-s.

Anders Fogh Rasmussen, shikon paksa i hutuar në mikrofonin tim. Prap një prej këtyre reporterëve, që do ta pyesin për ambicjet e mia në NATO. Të premten kryeministri danez mori pjesë në samitin e BE-së ku prezantoi qëndrimet e vendit të tij. Por reporterët ishin shumë të interesuar për mundësinë e zgjedhjet së tij në postoin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

56-vjeçari Rasmunssen ka mjaft përvojë. Ai e di se po e përmendi vetveten si kandidat të mundshëm, e ka humbur garën që me fillimin e saj. Ditët e fundit janë shtuar spekullimet që thonë se ai do të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Mediat citojnë burimet amerikane, sipas të cilave administrata e Obamës do ta pranonte si kandidat Rasmussenin, i cili ka mbështetjen edhe të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Flamuj dhe simboli i Nato-s.

Flamuj dhe simboli i Nato-s. Pas dy javësh Aleanca mban samitin e pranverës.

Rasmussen hesht dhe preferon të flasë më shumë për misionin danez në Afganistan. Vendin e vet e paraqet se partner në këtë mision. "Trupat daneze veprojnë në provincën Helmand, një rajon shumë i rrezikshëm. Për fat të keq edhe ne kemi pasur humbje jo të vogla. Por Danimarka e ka për detyrë të vazhdojë misionin në Afganistan. Nuk mund të lejojmë që ky vend të bëhen liman i sigurt i terroristëve."

Danimarka ka në Afganistan rreth 700 ushtarë, ndërkohë që deri tani atje kanë humbur jetën më shumë se 20. Ekspertët kanë llogaritur se në krahasim me numrin e banorëve, ky vend ka përqindjen më të lartë të humbjeve në Afganistan. Rasmussen, i cili ndodhet në postin e kryeministrit që prej vitit 2001, ka dërguar ushtarë edhe në Irak, në kohën e presidentit amerikan George Bush, duke shkaktuar kritika të shumta në vendin e tij, por në vendimin e tij ai ka pasur mbështetjen e gjeneralëve të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Jaap de Hoop Scheffer në takimin e Nato-s në Rumani me presidentin Traian Basescu, kryeministrin danez Anders Fogh Rasmussen dhe gruan e tij Anne-Mette - 2 prill 2008

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Jaap de Hoop Scheffer në takimin e Nato-s në Rumani me presidentin Traian Basescu, kryeministrin danez Anders Fogh Rasmussen dhe gruan e tij Anne-Mette - 2 prill 2008

Posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do të lirohet në verën e këtij viti, tradicionalisht i takon një evropiani. Fakti që ky kandidat vjen nga një vend i vogël Evropian, ka ndikuar që ai të ketë mbështetjen e gjerë. Mirëpo disa vende të Evropës qendrore dhe lindore mendojnë, se ka ardhur koha që dikush prej tyre të vendoset në krye të NATO-s.

Në mediat daneze spekulohet me mundësinë që Turqia të përdorë veton. Rasmusseni dhe Danimarka kanë një emër të keq në botën islamike, për shkak të karikaturave të profetit Muhamet në vitin 2006. Rasmunssen tha të premten, se shpreson që Sekretari i Përgjithshëm të zgjidhet në samitin që mbahet në fillim të prillit.

Ushtarë danezë në Basra, Irak

Ushtarë danezë në Basra, Irak - Rasmussen, i cili ndodhet në postin e kryeministrit që prej vitit 2001, ka dërguar ushtarë edhe në Irak.

Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pritet që të vendosë linjat kryesore të veprimit. Anders Fogh Rasmussen, i cili ushtron sot pushtet në vendin e tij, do të duhej që në të ardhmen të mbrojë interesat e të gjithëve dhe të bëjë kompromise. Një regjisor, i cili nuk do të kishte rolin kryesor, pranë yjeve si Barack Obama apo Nicolas Sarkozy. Edhe pse në dukje është i ngjashëm me aktorin George Clooney.

Autor: Christopher Plass / Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 23.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HHm5
  • Data 23.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HHm5