1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kush do të arrijë në finalen e "Champions League"?

Arsenali kundër Manchester-it dhe Chelsea kundër Barcelonës

Arsenali në ndeshjen e vajtjes me Manchester United

Paraqitje e dobët e Arsenalit në ndeshjen e vajtjes me Manchester United

Ka shumë arsye që flasin kundër kualifikimit të Arsenalit për në finalen e Champions League-ës: Fillimisht paraqitja e "topçinjve" në humbjen 1:0 të vajtjes tek Manchester United-i. Pothuajse asnjë rast shënimi, nga ana tjetër portieri i Arsenalit Manuel Almunia u bombardua tërë kohën. Veç kësaj mungon Andrej Arshavin-i, u cili ka kontribut të madh në ngjitjen e Arsenalit në kampionatin kombëtar – rusi nuk ka ende të drejtë të aktivizohet në Champions League.

Mbi lojtarët e rinj nga Londra rëndon një trysni e madhe. Klubi nuk e ka fituar asnjëherë në historinë e vet kupën e kampionëve. Arsenali ka tre vjet pa fituar titull. Këtë sezon Champions League-a është mundësia e fundit për t'i dhënë fund traumës së titullit. Dhe së fundi: Arsenali nuk ka fituar kurrë në kupat e Evropës në duele kundër ekipeve angleze.

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger

"United është në avantazh", pranon para ndeshjes sonte (05.05) trajneri i Arsenalit Arsene Wenger. "Por në ndeshjen e vajtjes ata e humbën rastin për të shënuar golin e dytë. Ne do të garantojmë që atyre t'u vijë keq që nuk shënuan", u premtoi Wenger-i tifozëve.

"Kam shumë besim se ekipi do të tregojë një paraqitje madhështore dhe se do t'ia dalim nesër. Luajmë në fushën tonë, kemi një bilanc mjaft të fortë në Champions League. Për shumë vetë ne jemi një konkurrent me shanse të pakta, por personalisht besoj se do ta arrijmë."

Me siguri që ky besim e ka burimin tek forca e Arsenalit në fushën e vet. Arsenali ka 27 ndeshje që nuk mundet në stadiumin e vet në ndeshjet e Champions League-ës. Në kampionatin anglez nuk ka pësuar asnjë gol në fushën e vet që prej 21 dhjetorit 2008.

Djajtë t kuq, lojtarët e Manchester United-it

Statistikat duket se nuk u bëjnë përshtypje "djajëve të kuq", lojtarëve të Manchester United-it.

Sigurisht, statistika të tilla nuk u bëjnë përshtypje lojtarëve të Manchester United-it. Meqënëse e kanë pothuajse të sigurt fitimin e titullit të tretë me radhë kampion, "djajtë e kuq" mund të përqendrohen tek një synim i veçantë: mbrojtja për herë të parë nga ndonjë klub e titullit të Champions League-ës, duke shfuqizuar në këtë mënyrë mallkimin e shumëcituar të garës së ligës së kampionëve. Por për të mbërritur në finale ManU nuk ka ndër mend që puna të shkojë deri tek njëmbëdhjetëmetërshat: "Nuk shkojmë në Londër për të mbrojtur avantazhin. Ne jemi kudo dhe gjithnjë të aftë për të shënuar gol dhe për të fituar", thotë si zakonisht plot vetëbesim Cristiano Ronaldo.

Ndërsa trajneri i Manchester United-it Alex Fergoson thotë: "Është e çuditshme që asnjë fitues evropian nuk e ka mbrojtur trofenë, dhe kjo është një sfidë për ne. Jemi në një pozitë të favorshme, gjendemi një hap larg finales së Romës. Kjo është një shtysë e madhe për ne."