1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kush do të amnestohet në Kosovë?

Grupet e punës nga Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord për amnestinë në Kosovë. Kjo ishte një prej kërkesave kryesore të Beogradit para formimit të bashkësisë së komunave serbe në veri të Kosovës.

default

Hajredin-Kuqi-Ministri i Drejtësisë së Kosovës

Driton Lajqi, zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, beson se pas raundit më të ri të negociatave në Bruksel, mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të dihet më shumë edhe për çështjen e amnistisë. Por në bazë të ligjit të propozuar, që tani mund të thuhet se ai nuk do të ketë karakter politik.

„Ligji do të parashikojë amnisti për të gjitha veprat standarde. Nuk do të amnistohen ata të cilët kanë kryer ndonjë krim lufte apo janë marrë me kriminalitet të organizuar, që kanë organizuar trafikim me njerëz apo kanë kryer vepra të tjera të cilat trajtohen si krime në mbarë botën, pra edhe tek ne në Kosovë. Ky ligj nuk do të miratohet vetëm për një bashkësi etnike dhe nuk do të vlejë vetëm në një territor të caktuar të Kosovës. Me këtë ligj do të përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës, që do të thotë se edhe serbët mund të profitojnë nga ai", pohon Lajqi.

Amnestia për të gjitha ata që punojnë në institucionet e Serbisë

Branimir Stojanoviq, shef i Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë, me seli në Graçanicë, thotë se miratimi i këtij ligji ëshë parakusht për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. "Nuk duam që askush të keqpërdorë informacionet që kemi në këtë proces dhe nuk duam që njerëzit tanë të kenë pasoja nga institucionet kosovare“, thotë Stojanoviq dhe shton: "Duhet të amnestohen të gjithë ata që kanë punuar dhe ende punojnë në institucionet e Republikës së Serbisë. Vet fakti që kanë punuar në institucionet e Serbisë, konsiderohet prej disa njerëzve dhe institucioneve në Prishtinë si shkelje e ligjit në Kosovë. Ne nuk duam që të amnistohet asnjë person i cili ka dëmtuar ndonjë tjetër apo ka bërë ndonjë krim. Ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen. Por faji kolektiv nuk ekziston. Ekziston vetëm faji individual dhe për secilin që fajësohet duhet të thuhet qartë se cilat janë veprat me të cilat ngarkohet dhe çfarë ka bërë ai person."

Amnistia e pjesëtërave të MPB të Serbisë, kompetencë e kryeministrit

Kosovska Mitrovica - Stadt im Kosovo

Qyteti i Mitrovicës në veri të Kosovës

Kur bëhet fjalë për anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët pas luftës kanë vepruar në territorin e Kosovës, në radhë të parë në veri të lumit Ibër, Lajqi shpjegon: „Kjo është kompetencë e kryeministrit të Kosovës, pasi që këtu ka dhe një domethënie politike. Besoj se për këtë çështje do të gjendet një kompromis. Për qytetarët serbë, të cilët nuk kanë bërë krime por kanë vepruar sipa përcaktimeve politike, besoj se mund të gjendet një zgjidhje.“

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë në Prishtinë e shikon këtë ligj nga dy këndvështrime: "Nga aspekti i sigurisë pres që ligji për amnisti të shkaktojë përçarje të reja tek grupet e strukturave paralele në veri. Por një problem edhe më i madh do të jetë kategorizimi i personave që do të amnistohen, që do të shkaktojë pakënaqësi edhe tek disa grupe të të brugosurve në pjesët e tjera të Kosovës. Mos të harrojmë as gjykimet nga Eulexi, sepse me siguri që do të ketë njerëz që do t'i krahasojnë ato me personat që do të amnistohen në veri të Kosovës.“

Qytetarët pro dhe kundër amnistisë

Qytetarët e Mtrovicës, si serbët që jetojnë në veri ashtu edhe shqiptarët që jetojnë në jug të qytetit, kanë mendime të ndryshme lidhur me propozimet për amnisti. Milovan Ostojiq thotë: "Në rregull është. Të dy palët duhet të jenë të mbrojtura. Unë i njoh vetëm njerëzit që kanë qenë me uniforma, të tjerët jo".

Krejt ndryshe mendon Alban  Kastrati. „Nuk e di se çka mendon Qeveria jonë me këtë amnisti. A thua do të amnistojë ata që kanë punuar për MPB të Serbisë dhe për shërbimet sekrete serbe, ata të cilët kanë vrarë mijëra shqiptarë pas luftës dhe ata që kanë vënë bomba në veri të Mitrovicës, e cila është shndërruar në një prej qyteteve më të rrezikshme në Evropë?“, pyet Kastrati.