1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kush është Zdravko Marjanoviq që u nderua me çmimin e paqes në Ahen

Çmimi u ndahet njerëzve apo institucioneve të cilat promovojnë idenë kundër luftës dhe angazhohen për dialog e mirëkuptim.

default

Zdravko Marjanoviq nderohet me çmimin e paqes në Ahen

"Jam njeri i cili angazhohet për paqen dhe bashkëjetesën mes të gjithë njerëzve në botë dhe në veçanti në rrethin ku jetoj".

Me këto fjalë aktivisti i paqes Zdravko Marjanoviq përshkruan vetveten. Njëkohësisht përshkruan edhe esencën e angazhimit të tij kundër luftës. Që prej fillimit të procesit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, Dimitrijeviq ka filluar angazhimin e tij kundër të keqes. Ai ka lindur më 1941 në fshatin Krnja Jela, afër Bosanski Petrovcit, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, ka kaluar të jetojë në Baçka Pallanka të Vojvodinës.

Dëshmitar i fillimit të luftës

Bildserie Bosnien 10 Jahre nach dem Krieg - damals

Shkatërrimet në B-H

Në vitin 1988 ishte dëshmitar i të ashtuquajturit "revolucioni jogurt", i organizuar nga serbët e Kosovës dhe ithtarët e ish - presidentit Sllobodan Millosheviq, i cili shënoi fillimin e shkatërrimit të ish - Jugosllavisë. Pak më vonë, nën dritaren e tij parakalonin ushtarët dhe tanket e APJ-së, të cilat shkonin në luftërat e Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

"Shetisja nëpër ballkonin e banesës sime, sepse nuk mund ta shikoja i qetë atë që po ndodhte. U detyrova të flas. Me një grup njerëzish prej dhjetë-njëzet vetësh, nisëm aksionet kundër luftës. Natyrisht që për këtë kemi pasur edhe probleme, por me probleme duhet të llogarisësh gjithmonë", thotë ai.

Më 1994 themeloi "Shoqatën për tolerancë", në kohën kur Vojisllav Shesheli në Vojvodinë, me çetnikët e tij, rrahte dhe keqtrajtonte ata që mendojnë ndryshe. Një vit më vonë nisi edhe revistën "Toleranca". Ajo që e ka goditur më së shumti gjatë luftës nuk ishin armiqësitë dhe sulmet e nacionalistëve dhe shovinistëve, por inferioriteti i të ashtuquajturës "shumicë e heshtur" rreth tij.

"Shumica e heshtur" dhe të rinjtë

Serbischer/Bosnischer Friedensaktivist Zdravko Marjanovi erhält Aachener Friedenspreis 2009

Zdravko Marjanoviq me të rinjtë

"Mbi 80 % e njerëzve e kanë ditur se çfarë po bëjmë, por ishin totalisht të painteresuar. Frika më kap edhe sot nga kjo apati totale. Shumë pak njerëz angazhohet për paqen, që është shqetësuese", theksoi Marjanoviq.

Pas shumë aktiviteteteve gjatë kohës së shkatërrimit të ish - Jugosllavisë, Marjanoviq është përqendruar tani tek aktivitetet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Me bashkëpuntorët e tij përpiqet që të rinjtë të mendojnë sa më shumë për ardhmërinë, që të mos përjetojnë atë që kanë përjetuar gjeneratat më të vjetra të tyre. "Shoqata për Tolerancë" organizon takime ndërkombëtare të të rinjve dhe shkëmbimin e tyre mes Serbisë dhe Gjermanisë.

"Këta fëmijë nuk janë të mbushur me urrejtje për njëri-tjetrin. Ata janë të lumtur kur takohen mes vete dhe gjatë evaluimeve gjithmonë kanë dëshirë të vendosin lidhje me njerëz të tjerë, të mësojnë diçka të re", thekson ai.

Marjanoviq e di që një prej parakushteve për përparim është përballja me të kaluarën dhe tejkalimi i pasojave të saj.

Bosnje-Hercegovina duhet të mbijetojë, ndryshe...

Së bashku me shoqatat paqësore nga Kroacia dhe Bosnje - Hercegovina, ai ka krijuar edhe rrjetin "Forumi ura e miqësisë", i cili angazhohet për tejkalimin e të së kaluarës, vendosjen e paqes dhe denimin e të gjithë atyre që kanë bërë krime lufte. Parakushti kryesor për shtendosjen e situatës në Ballkan është, sipas mendimit të tij, zgjidhja e situatës në Bosnje - Hercegovinë.

"Nëse Bosnje-Hercegovina e mbijeton si shtet, mendoj se Ballkani do të ketë të ardhme. Nëse ndodh e kundërta, nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë në Ballkan, sepse mendoj se të gjitha mundësitë janë të hapura. Dhe nga kjo kam frikë", thekson Marjanoviq.

Autor: Zoan Arbutina

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 05.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JShJ
  • Data 05.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JShJ