1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kush është Hans - Dieter Flick-u?

Gjermania gjendet para ndeshjes më të rëndësishme të futbollit të këtij viti. Pas përjashtimit për një lojë të kryetrajnerit Joachim Löw, në bankën e kombëtares gjermane atë do ta zëvendësojë Hans - Dieter Flick.

Zëvendëstrajneri i Kombëtares Gjermane të Futbollit, Hans Diter Flik

Zëvendëstrajneri i Kombëtares Gjermane të Futbollit, Hans Diter Flik

Hans - Dieter Flick është një njeri i qetë dhe i tërhequr. Njëri prej atyre i cili ka mbetur në sfond, ndonëse ka pasur disa suksese me Bajernin e Mynihut apo Këlnin. Në Bundesligën gjermane ka luajtur 148 ndeshje, ndërsa përvojat e para si trajner i ka bërë në Hoffenheim, në ligën rajonale. I njohur u bë pas emrimit si ndihmës i kryetrajnerit, Joachim Löw. Por Hans - Dieter Flick-u di të flasë edhe me fjalë shumë të qarta, duke thënë se vetëm në fushë mund të arrish stasusin e lojtarit të ekpit të parë.

"Vetëm me dreka asnjë lojtar nuk është futur në ekipin e parë", pohon ai.

Löw-i dhe Flick-u kanë një filozofi të njëjtë futbolli. 43 - vjeçari Hans - Dieter Flick thotë se për suksesin e një ekipi nuk ka tepër rëndësi përbërja, por vullneti i lojtarëve.

Ekipi që do të dalë në fushë, në ndeshjen kundër Portugalisë, me siguri që do të bëhet në marrëveshje mes të gjithë trajnerëve. Mirëpo të gjitha kontaktet e Joachim Löwit me ekipin dhe trajnerët duhet të ndërpriten gjysmë ore para ndeshjes dhe do të vazhdojnë deri 10 minuta pas përfundimit të saj. Lojtari Clemens Fritz mendon se mungesa e kryetrajnerit nuk është ndonjë problem i madh.

"Hansi Flick-u ka mbajtur fjalimin pas gjysmëlojës me Austrinë, që ishte një risi për ne. Por vetëm në stilin e fjalimin, sepse ne duhet të koncentrohemi në punën tonë", thotë ai.

Hans - Dieter Flick-u do të jetë sonte për herë të parë përgjegjës në bankën e kombëtares gjermane. I qetë dhe i koncentruar, ashtu si është gjithmonë.

  • Data 19.06.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMj1
  • Data 19.06.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMj1