1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kush është Angela Merkeli?

Shumëkush ishte i bindur se ajo nuk mund të bëhet politikane. Me një fytyrë të zbehtë, me flokë dhe veshje, që nuk ishin në modë. Por Angela Merkeli sërish kandidon për kancelare, për të tretën herë me radhë.

Bundeskanzlerin Angela Merkel spricht am 17.08.2013 während einer CDU-Wahlkampfveranstaltung in Cloppenburg (Niedersachsen). Am 22.09.2013 wird der neue Bundestag gewählt. Foto: Ingo Wagner/dpa

Cloppenburg Wahlkampf CDU Merkel

Ata, që duan të mësojnë diçka për politikën e Angela Merkel, duhet të shikojnë qëndrimet e saj ndaj aferës së përgjimeve prej NSA. Kjo aferë ka mundur të shndërrohet në një skandal të brendshëm dhe të jashtëm për kancelaren, sepse pikërisht miqtë amerikanë e kanë spiunuar Gjermaninë. Ndërsa Merkel reagon me maturi. Së pari hesht dhe përmes zëdhënësit të saj thotë se është e indinjuar thellë. Ndërsa më vonë në një intervistë flet me fjalë të përgjithësuara, të cilat nuk mund t'i kundërshtosh.

"Mendoj se duhet të bëjmë dy gjëra. Një: ne kemi nevojë për shërbimet sekrete. Dhe dy: ato nuk kanë dalë jashtë rregullave të një sistemi demokratik, por janë të obliguara që të punojnë në mënyrë transparente, aq sa u lejon puna e tyre", tha Merkel.

Heshjta dhe reagimet

Samiti i G8 në Irlandën e Veriut, 18.06.2013

Samiti i G8 në Irlandën e Veriut, 18.06.2013

Ajo u largohet problemeve dhe në fund u bashkohet mendimit të shumicës. Kështu e përshkruan shumëkush "metodën Merkel". Një veçori politike, e cila njëkjohësisht meriton respekt dhe mospërfillje. Por Angela Merkel shumë shpesh tregon edhe anën tjetër të saj. Në radhë të parë në arenën evropiane, kur prej vitit 2008 ajo llogaritet si një menaxhere e krizës së euros. Në Evropë nuk flitet gjithmonë mirë për kancelaren, për shkak të politikës së saj të kursimeve. Megjithatë shumica pranon se: "Ajo e ka kryer këtë punë me shkathtësi, sepse i ka kënaqur kërkesat e skeptikëve në Gjermani, ka kërkuar reforma në Evropë dhe i ka kryer reformat në vendin e vet, megjithë kundërshtimet brenda koalicionit, gjë që është përshëndetur prej euroskeptikëve", thotë gazetari dhe autori Ralph Bollmann.

Në historinë e Gjermanisë pas vitit 1945 nuk mund të gjesh asnjë rast tjetër të këtij niveli të ndonjë politikani, që është nënvlerësuar kaq shumë, sa e bija e një prifti nga një provincë gjermanolindore. "Shumë njerëz e kanë përqeshur atë, siç thuhet të bijën e Helmut Kohlit, për më shumë se një dekadë. Ajo ishte ndryshe nga politikanët e tjerë të njohur të asaj kohe", thotë gazetarja Jacqueline Boysen, e cila e ka shkruar biografinë e kancelares Merkel. Por me stilin e saj të qeverisjes Merkel e ka merituar respektin në qarqe shumë më të gjëra se vetë partia e saj, CDU.

** FILE ** This undated file photo shows then German Women and Youth Minister Angela Merkel, right, beside then Chancellor Helmut Kohl. Conservative leader Angela Merkel was set to become Germany's first female chancellor under a power-sharing agreement that would end Social Democrat Gerhard Schroeder's seven years in office, Social Democratic officials said Monday, Oct. 10, 2005. (AP Photo)

Dikur "vajza e Kohlit" ka fituar tashmë titullin "nëna

"Ajo mbledh argumente dhe fakte dhe merr vendime mbi bazën e fakteve dhe gjendjen faktike", shpjegon ajo.

Merkel pozicionohet mbi interesat partiake dhe programore. Ky qëndrim fleksibël është theksuar edhe gjatë kësaj fushate. "Besoj se njerëzit nuk hezitojnë nga prezantimet e dallimeve. Ata duan që problemet të zgjidhen. Lidhur me zgjidhjet ekzistojnë pozicione të ndryshme të partive politike dhe për këto gjëra duhet të flitet", shpjegon Merkel.

Pragmatizmi mbi të gjitha

Merkel mund të ndryshojë mendjen, gjë që ka ndodhur pas katastrofës në Fukushima. Ndryshimi i mendimit nuk e ka dëmtuar. Përkundrazi: "vajza e Kohlit" kaherë e ka fituar titullin "nëna". Shkurt e trup: ajo e ka partinë dhe qeverinë nën kontroll. Kancelarja Merkel ndoshta ka mësuar diçka për stilin e udhëheqjes që në kohën e Gjermanisë Lindore. Shumë heret ajo është dashur të mësojë "të dëgjojë". Shokët e tij flasin për një aftësi të saj të jashtëzakonshme për komunikim. Në fushatën e tanishme zgjedhore ajo flet me dëshirë për veten: për shembull, se si bën ëmbëlsira dhe burri i saj ndonjë herë ankohet.

Kancelarja Merkel me bashkëshortin Joachim Sauer

Kancelarja Merkel me bashkëshortin Joachim Sauer

"Unë jam një njeri i sjellshëm. Përgjigjem në pyetjet, që më shtrohen. Por kur flas për jetën private, të tjerët thonë se nuk po flet për politikën, ndërsa kur flas për politikën ata thonë se ajo interesohet vetëm për politikë", shpjegon Merkel.

Në politikë Angela Merkel është futur vonë, gati si rastësisht. Si zëdhënëse e kryeministrit të fundit të DDR-së, Lothar de Maizière, 35 vjeçarja fitoi shansin që të dëshmojë aftësitë e saj për komunikim. Në kohën e kancelarit Kohl ajo u bë në vitin 1994 ministre e Mjedisit, që i përshtatej fizikanes së diplomuar. Kur në vitin 1998 i humbi zgjedhjet, partia CDU u gjet në gjendje shoku. Por jo edhe Angela Merkel. Ajo e pa këtë si një shans për të forcuar pozicionet e saj, pas erës së Kohlit dhe u bë sekretare e përgjithshme e CDU-së. Ndërsa më vonë edhe kryetare, pas aferës së donacioneve.

Në 13 vitet e fundit Angela Merkel është në krye të CDU-së, ndërsa në tetë vitet e fundit kancelare. Ajo i ka mundur të gjithë kundërshtarët brenda partisë. Merkel e ka dëshmuar se mund të udhëheqë. Por në ç'drejtim? Këtë pyetje e shtrojnë edhe shumë anëtarë të CDU-së. Partia po vuan nga humbja e kursit të saj, thuhet në një prej kritikave. Megjithatë Merkel llogaritet si e pakontestueshme brenda partisë. Gazetari Ralph Bollmann thotë se kjo ka të bëjë me pragmatizmin e kancelares Merkel dhe CDU-së: "Për aq kohë sa zonja Merkel ka sukses, gjendja do të mbetet kështu".