1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kursi i partisë socialdemokrate në Gjermani

Ideja e partisë socialdemokrate të landit të Hesenit për të bashkëpunuar me partinë e majtë "Die Linke" për sigurimin e mazhorancës qeverisëse po i kushton partisë me imazhin e saj. Kjo temë komentohet në shtypin e ditës

default

Citat nga komenti gazetës së Bremerhavenit "Nordsee Zeitung": A nuk ka ardhur koha, që ajo çka është e mirë për partinë duhet t´i nënshtrohet asaj që është në dobi të vendit? Për socialdemokratët në Hesen vlen, që të tërhiqen në rast se pretendimi i tyre nuk është në të mirën e landit. Për këtë i bëhet thirrje jo vetëm degës së partisë në Hesen, por edhe kryetarit të saj Kurt Beck. Madje edhe kancelarja dhe kryetarja e kristiandemokratëve Angela Merkel ashtu si dhe kryetari i liberalëve Guido Westerwelle duhet t´i shtrojnë vetes të njëjtën pyetje. Kreu i liberalëve duhet të influencojë tek dega e partisë së vet në Hesen, në mënyrë që ajo të heqë dorë nga bllokada. Ndërsa kancelarja Merkel duhet të mendojë që ish-kryeministrin kristiandemokrat të Hesenit, Roland Koch ta tërheq me një post ministri në Berlin. Me një veprim të tillë Merkeli do të mbyllte dhe një vakuum politik në partinë kristiandemokrate në Berlin, sepse Koch përveç meritave në parti është edhe një ekspert i njohur financash dhe ekonomie."


Për gazetën "Stuttgarter Zeitung" socialdemokratët po e teprojnë me qëndrimin e lëkundur: "Eshtë një teatër për të të ardhur keq ky që po i ofron publikut pak të interesuar partia socialdmeokrate, një ndër partitë me traditën më të pasur në Gjermani. Kush do që të kuptojë veljen nga politika në Gjermani, i mjafton të marrë shembullin e partisë socialdemokrate. Në landin dikur bazë të socialdemokratëve, jo vetëm që nuk u arrit ndonjë fitore për të qenë krenarë, sepse partia ka dalë e dyta në këto zgjedhje, por tani po këmbëngulet me kryeneçësi për pushtetin duke shkelur madje edhe premtimet paraelektorale. Fillimisht bëhet thirrje për krijimin e qeverisë pakicë me ekologjistët duke pranuar mbështetjen e të majtëve, por ky operacion dështon për shkak të rezistencës brenda fraksionit parlamentar të partisë. Ende pa kaluar një ditë, sërish partia nis të preferojë idenë e sapo hedhur poshtë."


Duke komentuar rolin e kryetarit të socialdemokratëve "Augsburger Allgemiene" shkruan: "Ndryshimi i pamenduar i kursit për të pranuar bashkëpunimin me të majtën nuk ishte gabimi i parë i Beck-ut, por ky ishte gabimi më i rëndë i tij. Tani ai është kryetari i shkeljes së fjalës dhe i dështimit të partisë së tij. Kështu do të mbetet edhe nëse ai do t´i mbijetojë këtij gabimi. Me shkeljen e fjalës kësaj radhe Beck ka dëmtuar veten me pretendimin për të kandiduar për kancelar. Sepse kush do të ishte ai që do t´i besonte atij, nëse në fushatën paraleketorale ai e përjashton bashkëpunimin me të majtët?"

  • Data 10.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLUN
  • Data 10.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLUN