1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kurrë nuk janë bërë kaq përpjekje për ndërtimin e shtetit

Shtypi gjerman i ditës për Haitin dhe zgjedhjet në Masaçusets.

Port au Prince

Port au Prince

Die Zeit për situatën në Haiti:

"Kombet e Bashkuara, që janë prezent në Haiti prej gjashtë vjetësh me njërin nga misionet e tyre më të mëdha, kanë arritur disa suksese. Edhe pse sukeset gjenden të varrosura nën gërmadhat, nuk ekziston opsion tjetër veçse të fillohet nga e para. Por ndryshe në krahasim me më shumë se para 200 vjetëve bota e do këtë shtet. Kurrë nuk janë bërë përpjekje kaq radikale për ndërtimin e shtetit sa tani dhe kjo mund të arrihet, nqs bashkësia ndërkombëtare do të ketë durim të mjaftueshëm."

"Stuttgarter Zeitung" për Haitin:

"Republikës ishull i nevojiten të holla, kredi, ndihmë për infrastrukturën, konsulencë. Gjithsesi edhe në kohërat e arkave bosh duket se paratë janë. Evropa jep 420 milionë euro. SHBA vënë në dispozicion 100 milionë dollarë. Edhe njerëzit në mbarë botën për shkak të pamjeve dramatike televizive japin edhe miliona të tjerë. Lufta në Irak kushton në muaj më shumë se dhjetë miliardë dollarë dhe konflikti në Afganistan 3,5 miliardë. Sikur bota të vinte në dispozicion vetëm një vit këto para për shtetin më të varfër të Karaibeve, situata atje mund të stabilizohej."

Nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung kemi shkëputur humbjen e demokratëve të Obamës në Massachusetts, gjë që i kushton demokratëve humbjen e shumicës strategjike në senat

"Ndoshta dëshira më e madhe e Presidentit, reforma në sistemin shëndëtësor, do të bjerë viktimë e konstelacionit të ri. Edhe pse rrethanat lokale luajtën rolin e tyre në zgjedhje dhe kandidatja demokrate nuk ishte bindëse, humbja e këtij posti është një goditje e fortë për presidentin dhe partinë e tij. Ajo që prej kohësh shprehet si humbje e entusiazmit për politikën e Obamës, tani si të thuash u sanksionua me zgjedhje. Sërish peshorja po anon në anën e kundërt, shumë zgjedhës, të ashtuquajtur të pavarur po i kthejnë shpinën fituesit të zgjedhjeve të 2008-ës. Ky është një sinjal paralajmërues për votimet e kongresit në vjeshtë sipas motos: Nqs republikanët arriijnë të fitojnë në Masacusets, atëherë mund të bëhen kudo të zotët të konkurrojnë. Atyre vetëm u duhet të kandidojnë me njerëz interesantë."

  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcNu
  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LcNu