1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kurajo civile mund të mbrojë vetëm vetveten

Vrasja e një 50 vjeçari që donte të ndalonte dy keqbërës në një metro në periferi të Mynihut tërheq vëmendjen e komentatorëve në shtypin gjerman të së martës:

Stacioni i trenit në Mynih pas incidentit - Lule dhe qirinj për viktimën

Stacioni i trenit në Mynih pas incidentit - Lule dhe qirinj për viktimën

"Nürnberger Nachrichten" komenton:

"Dy gjermanët e dyshuar nuk kanë as punë dhe as shkollim profesional. Të dy kanë qenë të dënuar edhe më parë, vijnë nga familje me probleme, qëndrojnë në skajet e shoqërisë. Ata jetojnë në grupin gjithnjë në rritje të të shkëputurve nga shoqëria, kjo ndodh edhe sepse sistemi ynë nuk i merr në mbrojtje njerëz si ata, sepse ky sistem nuk është krijuar në mënyrë të tillë, që t' i kuptojë qysh në filiz zhvillimet negative, të reagojë ndaj tyre dhe t' i riintegrojë këta të rinj. Kuptohet, që kjo nuk e justifikon krimin dhe as nuk i shfajëson autorët. Megjithatë kush do që t' i mbrojë qytetarët, nuk duhet të mjaftohet vetëm duke bërë thirrje për dënime më të ashpra, por duhet që të depërtojë tek rrënjët e shoqërisë."

"Frankfurter Rundschau" vëren:

"Po aq shqetësues sa vrasja prej të rinjve është edhe fakti, që tani sërish po dëshmohet, se kurajo civile është një bimë delikate, që nuk mund të mbrohet. Llomotitjet e politikës e nxjerrin menjëherë në pah këtë shqetësim. Kurajo civile mund të mbrojë vetëm vetveten, por ndonjëherë ajo është shumë e dobët për ta bërë këtë. Ndaj përgjigja politike ndaj vrasjes mund të konsistojë vetëm në përforcimin e forcave të rendit. Kjo për faktin se hapësira publike ka nevojë për mbrojtje."

"Hessische/Niedersächsische Allgemeine":

"Natyrisht autorët do të dënohen. Natyrisht që sërish do të ketë zëra, që do të mendojnë se kaq nuk mjafton. Por të shpresosh, që e keqja mund të shmanget prej shoqërisë sonë me dënime ekstreme është po aq dritëshkurtër sa edhe dëshira, se një bashkëjetesë e civilizuar duhet të funksionojë vetëvetiu, pa kërkesa të mëdha dhe përpjekje. Kurajo civile, siç dëshmoi Dominik Brunner, nuk është gjë tjetër veçse mbrojtja e gjithçkaje që është e rëndësishme në bashkëjetesën tonë: respekti, toleranca, dhe mos përdorimi i dhunës. E kjo nis qysh nga gjërat më të vogla. Ne duhet të vendosim si Dominik Brunner: të shohim dhe të ndërhyjmë." (vfb/dpa/aca)

  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jgkq
  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jgkq