1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kur paragjykimet kthehen në dhunë

Hebrej, myslimanë, homoseksualë, të pastrehë bëhen viktima të të ashtuquajturave "krime nga urrejtja". Për t'i luftuar ato gjithnjë e më shumë ekspertë kërkojnë një regjistrim të posaçëm të të dhënave, edhe në Gjermani.

Në fakt Nasr Abdelaoui donte të bente vetëm disa ditë pushim. Në program ishin art, kulturë dhe wellnes. Por pushimet filluan me një ngjarje tronditëse. Menjëherë pas mbërritjes së tij në stacionin kryesor të Drezdenit infermieri 42-vjeçar nga Këlni u sulmua nga të rinj neonazistë. "Dëgjova thirrje dhe ulërima, u ktheva dhe papritmas një shishe birre fluturoi mbi mua." Pastaj çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Të rinjtë ia kishin vënë syrin. Flokët e tij të zinj kaçurrel dhe lëkura e errët tregonin për një prejardhje të huaj. "Mendova, çfarë do të bëhet tani." Nasr Abdelaoui pati fat atë ditë. Policia mundi të ndërhyjë shumë shpejt për të parandaluar më të keqen. Por përvojën e hidhur Nasr Abdelaoui nuk e ka harruar deri më sot.

Shtimi i antisemitizmit dhe islamofobisë

Michael Fingerle, profesor në universitetin Goethe në Frankfurt

Michael Fingerle

Aktet e dhunës të motivuara nga paragjykimet, si në rastin e Nasr Abdelaoui, në SHBA hulumtohen që nga vitet gjashtëdhjetë si "hate crime". Në Gjermani në këtë kontekst flitet për "krim nga urrejtja". Gama e veprave penale arrin nga sharja, ngacmimi, shpifja dhe nxitja për krim, thotë Michael Fingerle, që hulumton mbi këtë temë në Universitetin Goethe në Frankfurt. Viktimat e veprave të tilla të dhunshme janë shpesh njerëz, që përfaqësojnë një grup të caktuar shoqëror: emigrantë, hebrej, myslimanë, homoseksualë, të pastrehë, por edhe persona me aftësi të kufizuar dhe anëtarë të subkulturave, të tilla si punks. "Por edhe sulmet ndaj bankierëve, apo njerëzve shumë të pasur hyjnë këtu, në qoftë se ato janë të motivuara nga paragjykimi", thotë Fingerle.

Shifra lidhur me dendurinë e "krimeve nga urrejtja" në Gjermani nuk ka. Në statistikat kriminalistikös ekziston vetëm kategoria e "dhunës së motivuar politikisht". Megjithatë studimet e fondacionit Bertelsmann, apo të profesorit nga Bielefeldi Heitmeyer tregojnë një përhapje të anti-semitizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Gjermani. E diskutueshme është megjithatë, nëse prej tyre lindin me të vërtetë krime.

Humbje e besimit te policia dhe drejtësia

Caroline Bonnes: Në stacionin e policisë traumatizimi i viktimave vazhdon.

Caroline Bonnes

Në SHBA dhe disa vende të BE-së deliktet e motivuara nga urrejtja janë të regjistruara statistikisht veçmas. Kështu që mund të dokumentohet edhe rënia apo shtimi i tyre. "Në Angli në protokollin policor ekziston mundësia për ta identifikuar një vepër si "krim të urrejtjes, pra për ta emërtuar motivin e autorëve të krimit", thotë Caroline Bonnes, punonjësve shkencore në ekipin e Fingerle-s. Gjykatësit në Britaninë e Madhe kanë madje edhe mundësinë për të dhënë dënime më të ashpra, kur një akt është i motivuar nga paragjykimet. Në kuadër të projektit hulumtues “When law und hate collide”, "kur ligji dhe urrejtja përplasen" Michael Fingerle dhe ekipi i tij kanë intervistuar viktimat e mundshme të krimit nga urrejtja. "Ne ishim të interesuar të mësonim, se äfarä nevojash kanë të prekurit, äfarë mbështetjeje dëshirojnë ata nga ligjet, institucionet dhe shoqëria", thotë Bonnes.

Në rezultatet u bë e qartë se traumatizimi tjetër pas veprës penale ndodh në stacionin e policisë. "Pritja, që u bëhet këtyre viktimave në stacionin e policise është shpesh tepër e ftohtë dhe e pakuptueshme", thotë Fingerle. Shumë viktima tregojnë se nuk janë marrë seriozisht nga policët dhe janë diskriminuar pörsëri. Krimet kapitale të grupit Ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU) për shembull, nuk kanë shkaktuar trauma vetëm direkt tek të prekurit, por edhe te shumë njerëz të tjerë me sfond migrues. "Me sa duket është kështu që shërbimet sekrete nuk janë institucionet me njohuritë e privilegjuara, ekskluzive për ta marrë në dorë këtë." Besimi te policia dhe gjyqësori ka rënë në një farë mase, si rezultat i qëndrimit ndaj krimeve të NSU.

Kërkohet regjistrimi i të dhënave për krime të tilla

Karim Moustafa: Islamofobia duhet të llogaritet si vepër penale.

Karim Moustafa

Për të luftuar krimin me motiv urrejtjen Michael Fingerle bën thirrje për futjen e një monitorimi në Gjermani, dmth regjistrimin sistematik të krimeve të urrejtjes. "Ne kemi nevojë për një bankë të dhënash, ku të jenë tö regjistruara krime të tilla, të ndara në grupet që synohen dhe në dendurinë e krimit", thotë profesori. Vetëm në këtë mënyrë bëhen të dukshme krimet nga urrejtja. Në fokus të konferencës të të drejtave themelore të BE-së, që u mbajt me 12-13 nëntor në Vilnius, ishte lufta kundër krimit nga urrejtja në Evropë. Çështja është të respektohen të drejtat e viktimave dhe për të bërë të dukshme krimet e urrejtjes, thotë Karim Moustafa, i cili përfaqëson interesat e Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani (ZMD) .

"Islamofobia duhet të njihet si vepër penale. Nuk mund të ndodhë, që ne në Gjermani të vazhdojmë të jemi diku nö mes në Bashkimin Evropian përsa i përket mbledhjes të të dhënave", thotë sociologu. Megjithatë krimi nga urrejtja është vetëm maja e ajsbergut, thotë ai. "Ne kemi një problem të madh, kur është fjala për diskriminim e përditshëm. Sidomos në arsimim, në gjetjen e banesës, apo në kërkimin e vendit të punës", thotë Karim Moustafa. Aty myslimanët dhe pakica të tjera kanë probleme të mëdha. Për t'i njohur ata dhe për të kërkuar zgjidhje është nga këndvështrimi musliman një nga qëllimet thelbësore për Gjermaninë.