1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kur miqtë e supozuar kthehen në armiq - talibanët ndërrojnë taktikë

Në Afganistan është rritur kohët e fundit së tepërmi numri i rasteve, në të cilat uniformat afgane - pra ushtarë të maskuar si ushtarë apo ushtarë të vërtetë të ushtrisë kombëtare -, hapin zjarr kundër ushtarëve të huaj.

default

Ushtria afgane stërvitet në Herat

Zëdhënësi i trupës mbrojtëse të ISAF-it, Josef Blotz e sheh këtë fenomen të ri si shqetësues. Megjithatë ai thekson se këto ngjarje po t'i shohësh nga një këndvështrim tjetër nuk janë edhe aq shqetësuese, pra po qe se shohim përmasat e mëdha, me të cilat kemi të bëjmë këtu. "Forcat afgane të sigurisë dhe ISAF-i së bashku kanë më shumë se 100.000 trupa se vitin e shkuar. Po qe se e vendosni këtë në raport me numrin e incidenteve të një lloji të tillë, - sado që ato janë shumë tragjike - atëhere kjo nuk është edhe tepër frikësuese."

Trauer um getötete Bundeswehrsoldaten

Meshë për ushtarët e vrarë gjermanë në 2. shkurt nga një afgan

Kur papritur ai që ke përbri të drejton pushkën

Që afganët e trajnuar vrasin pikërisht trajnerët e tyre - është bërë realitet tragjik disa herë këto kohët e fundit. Në shkurt, një afgan në një shpërthim amoku në veri të vendit, vrau tre ushtarë gjermanë. Para disa ditësh një pilot afgan - me sa duket pas një zënke- vrau disa stërvitës të ISAF-it. Në këto raste nuk bëhet fjalë për luftëtarë të talibanëve të fshehur në uniforma afgane. Por edhe kjo e fundit ka ndodhur: Blotz: "Po, vërtet ne vërejmë një ndryshim taktike të kryengritësve. Këtë mund ta vësh re në shembuj të ndryshëm: Njëri është infiltrimi tek forcat afgane të sigurisë. Megjithëse ai sipas shifrave, është tepër i ulët , krahasuar me vëllimin e përgjithshëm të stërvitjes që bëjmë këtu."

Për konceptin e "partnering", pra që trupat afgane dhe ato perëndimore të jetojnë, punojnë dhe të shkojnë së bashku në luftim, nuk ka alternativë tjetër, thotë zëdhënësi i ISAF-it. Në fund të fundit kjo strategji, stërvitja e trupave afgane do të hapë derën për largimin e perëndimit nga Afganistani. Që në korrik, sipas presidentit Obama do të largohen trupat e para amerikane nga Afganistani.

General Josef Blotz Kabul ISAF

Gjenerali Josef Blotz, zëdhënës i ISAF-it

Nevojë për deklamim suksesesh të ISAF-it?

Ushtarakët nuk harrojnë të theksojnë në këtë kontekst që largimi i trupave do të bëhet bazuar në zhvillimet në terren. Provinca më e rrezikshme në veri, rajon i angazhimit të gjermanëve, vitet e kaluara ka qenë Kundusi. Pjesë të tëra të këtij rajoni sundoheshin nga talibanët. Prej muajsh civilët afganë dhe ushtarakët perëndimorë flasin për suksese. Blotz: "Provinca Kundus është një shembull i mirë për atë që ne, ndryshe nga vitet e fundit, ia kemi dalë të kthejmë mbrapsh talibanët. T'iu marrim atyre hapësira dhe mundësi ndikimi."

Këto deklarata shqiptohen, megjithëse askush nuk mendon se tani që moti po ngrohet talibanët do të sillen paqësisht. Megjithatë deklaratat për suksese janë të nevojshme. Viti 2014 nuk është thjesht një datë për tërheqje, ai shkakton edhe shumë trysni. Deri në fund të këtij viti trupat afgane duhet të marrin në dorë sigurinë e vendit.

Autor: Kai Küstner/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama