1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kur do ta njohë Maqedonia pavarësinë e Kosovës?

Ministri i jashtëm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare. Partia shqiptare në qeveri, BDI-ja mendon se njohja do të ndodhë së shpejti.

default

Mbledhje e kabinetit qeveritar maqedonas

Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë apel qeverisë së Maqedonisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Zëdhënësi i PDSH-së, Veton Ibrahimi thotë se njohja e Kosovës do të kontribuojë shumë në stabilitetin e rajonit. Partia opozitare shqiptare ka përpiluar edhe një rezolutë, e cila do t'i dorëzohet Parlamentit të Maqedonisë për miratim e që ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Është momenti i fundit që qeveria e Maqedonisë duhet të sjellë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, thotë Ibrahimi.

"PDSH-ja mbetet konsekuente në politikën e saj pro SHBA, NATO dhe BE dhe e ka të gatshme rezolutën, të cilën do t'ia dorëzojë parlamentit për miratim, dhe kështu në masë të madhe do të kontribuojë që Maqedonia të rimarrë kursin pro perëndimor", ka theksuar Veton Ibrahimi. Ai ka ftuar partitë maqedonase të votojnë rezolutën, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski duke elaboruar politikën e jashtme para anëtarëve të komisionit parlamentar ka thënë se Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare. "Maqedonia do të sjellë vendimin në kohën dhe mënyrën kur kjo do të jetë më mirë për interesat kombëtare pa dëmtuar marrëdhëniet e arritura me shtetet fqinje të rajonit", deklaroi shefi i diplomacisë, Antonio Milloshovski. Ai theksoi se Prishtina dhe Shkupi po intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre dhe se po vazhdojnë procesin e përforcimit të tyre.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti anëtare e komisionit për politikë të jashtme ka deklaruar se në një moment shumë të afërt do të ndodhë njohja e Kosovës nga Shkupi zyrtar: “Ky është proces që shkon paralelisht me procesin e demarkacionit të vijës kufitare. Nuk ka dyshim se në një moment shumë të afërt Maqedonia do ta njohë pavarsinë e Kosovës,” thotë deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.

Por deputeti i LSDM–së Igor Ivanovski ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

  • Data 02.09.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FA3S
  • Data 02.09.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FA3S