1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070509 Endstation Bremen

8 Maj 2009

Hamburgu dështon sërish në ndeshjen me Bremenin.

https://p.dw.com/p/HmJi
Lojtari i Hamburgut Piotr Trohovski, majtas, dhe ai i Bremenit, Diego, djathtas, gjatë gjysmëfinales për kupën UEFA
Lojtari i Hamburgut Piotr Trohovski, majtas, dhe ai i Bremenit, Diego, djathtas, gjatë gjysmëfinales për kupën UEFAFotografi: AP

Hamburgu renditet në vendin e pestë në tabelën e Bundesligës me diferencë të qartë para Bremenit, që ndodhet në vendin e dhjetë. Ekipi i Klubit sportiv të Bremenit, u spostua si në garën për Kupën e Evropës ashtu dhe në atë gjermane, ishin gjithësesi në stadiumin e e vet.

Hamburgasit kishin pozicion më të mirë. Ekipi i Martin Jolit kishte fituar 1:0 në ndeshjen me Bremenin, të zhvilluar në fushën e vet. Në lojën kthyese, hamburgasit luajtën vetëm në fillim të sigurtë në vetvete.

Që në minutën e 13-të, sulmuesi Ivica Olic e kaloi ekipin e tij në kryesim, me një goditje topi drejt Joris Mathijsen. Në minutën e 27-të, kroati do të kishte pasur sërish shans për një gol të dytë, sikur portieri i Verdenit, Tim Wiese të mos e kishte larguar topin me këmbë. Dy minuta më vonë erdhi barazimi. Diego ia gjuajti nga 22 metra larg portës topin Claudi Pizarros duke filluar kështu sulmin. Peruani ia dërgon topin me perfeksion brazilianit, i cili gjuan në mënyrë të pavarur drejt mbrojtësit Frank Rost.


Pas barazimit tensioni në fushë rritet duke e bërë të dukshëm rivalitetin midis dy ekipeve gjermano-veriore. Po loja u bë më e hapur, me shumë shanse për gola nga të dyja palët. Mundësinë më të mirë e patën lojtarët e Bremenit në minutën e 36-të. Por Rost mundi t`ia ndryshonte drejtimin topit të gjuajtur nga larg nga Diego. Pesë minuta para përfundimit të gjysmës së parë të lojës Alex Silva shtyn Diegon e Bremenit, ky kërkon ta ndezë situatën për të marrë goditje dënimi. Silva ankohet dhe të dy lojtarët profesioniste marrin kartonin e verdhë. Për Bremenin kjo pati një pasojë të hidhur, sepse Diego do të mungojë në finale.

Edhe pjesa e dytë e lojës vazhdoi me faulle të mëdha dhe të vogla. Por midis tyre u luajt edhe futboll.

Në minutën e 52-të, Bremen u gëzua për 2:1-ishin e arritur nga Pizarro. Por gjykatësi de Bleeckere i bie bilbilit për pozicion jashtë loje. Pak më vonë Jonathan Pitroipa desh bëri golin kryesues për Hamburgun, por lojtari nga Burkina Faso rrëshqiti me topin dhe doli nga linja. Rezultati 2:1 u arrit vetëm në minutën e 66-të. Pizarro dërgon një top fluturues në portën e hamburgasve. Rost nuk e priti mirë goditjen nga larg. Por Rost u hakmorr kundër Pizarros në minutën e 75-të.

Rezultati vendimtar u arrit shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes. Kapiteni i Bremenit, Frank Baumann gjuan topin me kokë mbi portë. Por Hamburgu e bëri festën edhe më interesante. Në minutën e 87, Jerome Boateng u mundua por e nuk arriti dot më barazimin.

Autor: Sarah Faupel/Aida Cama
Redaktoi: Pandeli Pani