1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kundërvajtës i bindur? Kreu i VW Winterkorn jep dorëheqjen

Pak muaj pas fitores në luftën për pushtet brenda koncernit me Ferdinand Piëch shefi i VW Martin Winterkorn deklaroi dorëheqjn. Shkak u bë zbulimi i manipulimeve në testimin emisioneve të gazit në veturat me naftë SHBA.

"Vetura e së ardhmes do të jetë me siguri një automjet, që emeton pak emisione." Kjo fjali e Martin Winterkorn në një intervistë me DW në janar 2014 merr një kuptim krejt të ri në sfondin e skandalit të emisioneve të gazrave tek koncerni Volkswagen. Gjithnjë e më shumë vëzhgues shtrojnë pyetjen, se sa ka pasur dijeni "Wiko" - nofka kjo që i është vënë Winterkorn - për manipulimet në modelet e veturave me naftë në SHBA. Kjo për faktin, se menaxheri i lindur më 24 maj 1947 në Leonberg në Shtutgart konsiderohet si një ndër ata, që merret vet edhe me detajin më të vogël të makinës.

Djali i një punëtori dhe i shtëpiakeje, që pas Luftës së Dytë Botërore u dëbuan nga Hungaria si shvabë të Danubit, u rrit në perfieritë e qytetit të industrisë së automobilëve Shtutgart. Qysh herët ai është entuziazmuar pas makinave: "Kush është rritur si unë në vitet 50-të dhe 60-të, në periudhën e pasluftës, është rritur me makinat. E kështu atij i është ushqyer me qumështin e nënës automatiksiht edhe pasioni për mobilitetin dhe automjetet. Nëse përveç kësaj rritesh edhe në landin e shvabëve, në afërsi të Zuffenhausen-it, ku çdo ditë mund të shohësh një Porsche të bukur, atëherë automatikisht bëhesh një njeri, që interesohet për makinat. Ndaj edhe unë jam i kënaqur që jam bërë inxhinier makinash."

Lëndë ftohëse dhe kontroll cilësie

Puna e tij e parë pas studimeve në fushën e metalurgjisë dhe metafizikës, që i përfundoi me mbrojtjen e doktoraturës në vitin 1977, ka qenë tek Robert Bosch në Shtutgart, ku ai është marrë me teknikën e procesimit. Që nga viti 1978 ai ishte përgjegjës tek prodhuesi i elektroaparatuave shtëpiake Bosch-Siemens-Hausgeräte GmbH për zhvillimin e të ashtuquajturve izolues të lëndëve ftohëse, që përdoren tek frigoriferët.

Prodhimi i Audit në Ingolstadt

Prodhimi i Audit në Ingolstadt

Në vitin 1982 Winterkorn ndryshoi pozicionin nga sektori i teknikës së lëndëve ftohëse dhe elektroaparaturave duke u punësuar në Ingolstadt tek filiali i Volkwganit Audi. Në këtë filial shefi i mëvonshëm i VW-së Ferdinand Piëch duke punuar në funksione të ndryshme ishte duke farkëtuar nxjerrjen e këtij ofruesi anësor në nivelin e një marke të klasit superior. Piëch e protezhoi Winterkorn, i cili tek Audi nisi punën si asistent i kryesisë për kontrollin e cilësisë dhe më vonë u bë përgjegjës - pikërisht - për teknikën matëse dhe proceset e testimit në zhvillimet e tipeve të reja të automjeteve. Në fillim të vitit 1988 i sapo ngjituri në postin e shefit të Audit Piëch e ngriti atë në detyrë me postin e përgjegjësit për "Sigurimin qendror të cilësië. E në fakt deri më sot ai mbajti këtë pozicion.

Në rimorkion e Ferdinand Piëch

Më 1993 Winterkorn kaloi tek koncerni amë i VW-së dhe i mbështetur nga patriarku i koncernit Ferdinand Piëch bëri atje një karrierë të rrufeshme. Më 2002 sot 68 vjeçari Winterkorn u ngjit në karriken e kryetarit të kryesisë së Audit, që nga 2007 ai qendron në krye të koncernit Volkswagen.

Nga një ndërmarrje e vogël Winterkorn e drejtoi WV-në duke e ngjitiur atë në vendit e tretë të top markave të koncerve globale të automobilëve. Sukseset u pasqyruan edhe në të ardhurat e shefit të VW-së: Askush tjetër ndë shefat e sipërmarrjeve të bursës të regjistruara në DAX nuk fiton aq sa Winterkorn: në 2014 shuma ishte 15 milionë Euro.

Mentori distancohet

Ferdinand Piëch nipi i Porsches për shumë vjet me peshë në VW.

Ferdinand Piëch nipi i Porsches kishte për shumë vjet peshë të madhe në VW.

Krejt papritur përkrahësi i Winterkorn-it dhe ish kryetari i këshillit mbikqyrës të VW-së Ferdinand Piëch në prill u distancua publikisht prej shefit të Volkswagenit Winterkorn. Piëch i hoqi atij besimin dhe u përpoq ta largojë atë nga kryesimi i kryesisë së koncernit. E kjo, pavarësisht faktit, se koncerni Volkswagen një muaj më parë kishte arritur shifra rekord: një xhiro me mbi 200 miliardë Euro, një fitim prej 10,9 miliardë Eurosh dhe më shumë se dhjetë milionë makina të shitura në mbarë botën.

Në luftën për pushtet me Piëch, mbi arsyet e të cilit vazhdon të ketë spekulime, Winterkorn fitoi. Piëch u tërhoq nga posti i shefit të këshillit mbikqyrës të VW-së dhe këshilli mbikqyrës e forcoi pozicionin e Winterkorn në krye të koncernit. Ai është "më i miri i mundshëm" shef i kryesisë, argumentoi në pranverë këshilli mbikqyrës.

Në një deklaratë përmes videos, që e publikoi koncerni të martën (22.09), Winterkorn dukej i sforcuar dhe kërkoi falje për manipulimet në testimin e emisioneve të gazrave në SHBA. Por ai sinjalizoi, se do të qendrojë në post dhe në krye të koncernit dëshiron ta zbardhë këtë aferë. "Manipulimi dhe Volkswageni - kjo nuk duhet të përsëritet më", premtoi ai me sy të ngurta fiksuar drejt kameras dhe u përbetua për një fillim të ri: "Ne do të sqarojmë." Por të mërkurën (23.09) vetëm një ditë pas këstij videomesazhi Martin Winterkorn deklaroi dorëheqjen nga posti.