1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kundërshtohet kërkesa gjermano- franceze për ndryshimin e Paktit të BE-së

Ministrat e jashtëm të BE-së u takuan më 25 tetor në Luksemburg për t'u këshlluar mbi kërkesat gjemano- franceze për ndryshimin e Paktit të BE-së, përpjekjen e Serbisë për t'u pranuar në BE si dhe marrëdhëniet me Kubën.

Ministri i jashtëm belg Steven Vanackere, ai francez Pierre Lellouche, ai grek Dimitris Droutsas dhe spanjoll Trinidad Jimenez.

Ministri i jashtëm belg Steven Vanackere, ai francez Pierre Lellouche, ai grek Dimitris Droutsas dhe spanjoll Trinidad Jimenez

Marrëveshja e arritur midis Gjermanisë dhe Francës për Paktin e Stabilitetit të euros ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Bashkimin Evropian. Disa ministra të jashtëm thanë se është e vështirë të bëhenndryshimet e kërkuara të Paktit. Ndryshimet kërkojnë që të hiqet e drejta e votës, në rastet për shembull të vendeve që kanë në mënyrë kronike deficite të buxhetit. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle pranoi se propozimi për ndryshime u diskutua në mënyrë kontroverse. „Megjithatë ne jemi të mendimit, se ne kemi të drejtë të kërkojmë që dikush që nuk i përmbush detyrimet nuk duhet të ketë më të drejtën që të thotë 'Të drejtat e mia vazhdojnë të mbeten ato që kanë qenë'. Kush kërkon të drejtën duhet të plotësojë edhe detyrimet."

Shtetet nuk duan ndryshimin e Paktit

Për idenë e ndryshimit të Paktit, ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg mendon: "Çdo gjë është e mundur në këtë botë, por mbase dhe nuk është e mundur". Kjo çështje i takon veçanërisht Komisarit të BE-së për çështjet institucionale, Maros Sefkovic: „Në sallë ndihej dëshira e qartë që të veprohet me kujdes dhe mençuri dhe të provohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që të pengohet zhvillimi i një debati institucional shumë të vështirë."

E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton dhe ministri i Jashtëm finlandez Alexander Stubb.

E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton dhe ministri i Jashtëm finlandez Alexander Stubb

Realizimi i Paktit të Lisbonës kërkoi disa vjet deri sa të aprovohej nga të gjitha vendet. Askush nuk dëshiron ta përsërisë një torturë të tillë. Por qeveritë kanë edhe një problem tjetër. Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut të vogël, shikon në marrëveshjen e arritur në mënyrë të ndarë nga Gjermania dhe Franca një "kthim në shekullin e 19-të", që shkakton tek ne "një ndjenjë jo të mirë". „Problemi që kam unë është se është duke u vepruar me shpatë në dorë duke thënë: "Pakti do të ndryshojë, atëherë do të duhet që të bindeni, do të duhet të veproni kështu. Nëse nuk veproni kështu, atëherë ne largohemi dhe atëherë do të shihni çfarë do të ndodhë me euron." Ne jemi shumë të gëzuar që kemi Gjermani, parë kjo nga pikëpamja politiko- ekonomike, megjithatë Evropa duhet të jetë më shumë se kaq. Duhet të jetë shumë më tepër se sa tregimi i forcës ekonomike dhe kalimi i forcës ekonomike mbi atë që kërkohet të arrihet politikisht."

Serbia shpërblehet

Ministrat e Jashtëm morrën në Luksemburg vendim që t`ia kalojnë Komisionit të BE-së kërkesën e Serbisë për antarësim. Në këtë mënyrë ata do ta shpërblejnë Serbinë për fillimin e dialogut me Kosovën. Para verës, qeveria serbe vazhdonte të refuzonte dialogun sepse e shihte Kosovën si provincë serbe. Kryeministri serb dhe presidenti i Këshillit, Steven Vanackere theksoi megjithatë se Beogradi duhet të bëjë shumë më tepër se kaq. "Njëkohësisht ne kërkojmë që kjo të mos ndryshojë gjë në shpresën e komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht të Bashkimit Evropian, që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës në ish - Jugosllavi."

Ministri i jashtëm belg Steven Vanackere

Ministri i jashtëm belg Steven Vanackere

Kjo do të thotë se Serbia duhet të arrestojë kriminelët e kërkuar të luftës Ratko Mladiç dhe Goran Hadziç, dhe t`ia dorëzojë ata Gjykatës së Hagës. Shumë vetë besojnë se Serbia deri tani i ka fshehur ata.

Kuba shpërblehet

Vanackere hedh edhe idenë e afrimit të BE-së me Kubën. Kuba ka liruar nga burgu disa opozitarë. Përveç kësaj Parlamenti Evropian i dha Çmimin Saharov disidentit kubanez Guillermo Fariñas duke treguar sërish për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kubë. Vanckere tha se nga qeveria e Havanës pritet më shumë. „Tani priten rezultate. Njeriu nuk ka pse të jetë naiv. Ajo çka është njoftuar se do të bëhet duhet të bëhet. Por ne mendojmë se çdo hap pozitiv duhet vlerësuar."

Qeveria socialiste spanjolle kërkon normalizimin e marrëdhënieve të BE-së me Kubën. Shumica e shteteve evropiane kanë qenë deri tani kundër dhe presin që Kuba të hedhë edhe hapa të tjerë.

Autor: Christoph Hasselbach/ Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

  • Data 26.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PnoQ
  • Data 26.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PnoQ