1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kundërshtimi i qeverisë së Tiranës nuk do të merret parasysh

Kundërshtimi i qeverisë së Tiranës ndaj caktimit te ambasadores britanike Audry Glover si shefe e misionit vëzhgues të ODIHR-i për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk do të merret parasysh.

Zyra e OSBE - ODHIR në Tiranë

Zyra e OSBE - ODHIR në Tiranë

Jens- Hagen Eschenbaecher, zëdhënës i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, që njihet me incialet ODIHR tha për DW në një prononcim nga Varshava se "është hera e parë që një qeveri kundërshton emërimin e një drejtueseje të misioneve tona". Ai shtoi se ODIHR-i i qëndron plotësisht vendimit të tij që t`ia besojë Ambasadores britanike drejtimin e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri."

Qeveritë sqaroi ai nuk kanë asnjë rol në procesin e zgjedhjes dhe emërimit të kryesuesve të misione vëzhguese zgjedhore të ODIHR-it. Kjo është përgjegjësi vetëm e ODIHR-it- Nëse një qeverie do t´i jepej një rol në procesin e zgjedhjes se vëzhguesve kjo do të ishte fundi i vëzhgimit objektiv djhe të paanshëm," tha ai për DW.

Jens Hagen Eschenbaecher e cilësoi ambasadoren Glover si "një eksperte me përvojë shumë vjeçare, që ka drejtuar misione vëzhguese në shumë vende. Ai tha se në letrën zyrtare që qeveria e Tiranës i ka dërguar ODIHR-it, shkruhet se arsyja e kundërshtimit të ambasadores Glover është pakënaqësia ndaj raportit të misionit të vëzhguesve të ODIHR-it , të drejtuar prej saj në zgjedhjet e vitit 1996. "Kanë kaluar 13 vite që atëherë dhe tani po fokusuemi në të tashmen dhe jo të shkuarën," tha zëdhënësi i ODIHR-it. Nuk ka asnjë bazë për të vënë në diskutim rolin e amabsadores Glover, në zgjedhjet e vitit 1996 kur ajo ishte drejtore e ODHIR-it. Qeveritë dhe opozitat mund të mos pëlqejnë gjithmonë konkluzionet tona, por përfundimisht nuk ka asnjë bazë për qëndrime të njëanshme në punën e misioneve vëzhguese të ODHIR-it, as atëhere as tani," vuri në dukje zëdhënësi i ODHIR-it, Jens Hagen Eschenbaecher.


Deklaratat e zëdhënësit të ODIHR-it për të mos marë parasysh kundërshtimin e kryemnistrit Berisha ndaj kreut të misionit vëzhgues të ODIHR-it bëhen kur ende nuk ka asnjë çbllokim të situatës së krijuar. Një takim i zhviluar dje në Tiranë mes ambasadorëve të Trojkës Europiane dhe kryeministrit Berisha për të ndryshuar qëndrim nuk ka dhënë rezultat.

Zëdhënësi i ODIHR-it tha se Zyra për Institucione Demokratike dhe të drejtat e Njeriut, është e gatshme të bashkëpunoje me palët e interesuara në Shqipëri ,në përputhje më mandatin e saj për të realizuar procesin vëzhgues të zgjedhjeve.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpkK
  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpkK