1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kundërshtim nga të gjitha anët - Para mbajtjes së kongresit kundër islamizimit

Qyteti i Këlnit përgatitet për një fundjavë të vështirë. Grupimet e djathta nën drejtimin e fraksionit „Pro Këln" kanë bërë të ditur se do të zhvillojnë një kongres disaditor kundër islamizimit.

Pllakatë kundër lëvizjes Pro Këln, 17 shtator 2008

Pllakatë kundër lëvizjes "Pro Këln", 17 shtator 2008

Pjesëmarrësit duan të protestuar kundër shtimit të ndikimit të muslimanëve në qytet dhe në shoqëri. Kundër këtij aktiviteti janë mobilizuar të gjitha sferat e opinionit publik, që nga anëtarët e këshillit koordinues të muslimanëve (KRM), përfaqësuesit e kishave të Këlnit dhe iniciativat private. Ministria e jashtme i bëri thirrje Francës si presidente e rradhës së BE-së, që ta ndalojë kongresin. Kështu për kongresin e planifikuar me datën 19.9. deri me 21.9. masat e sigurisë së autoriteteve janë më të mëdha se kurrë.

Tël majtët protestojnë kundër Pro Këln

Tël majtët protestojnë kundër "Pro Këln"

Siguria e lartë

Tre mijë policë nga landi Nordrajn - Vestfalia (Nordrhein-Westfalen) dhe landet fqinje kanë ardhur në Këln, për t´u kujdesur për rendin dhe qetësinë në këtë fundjavë (19. bis 21.9.). Policët nga njëra anë duan të mundësojnë mbajtjen e kongresit, nga ana tjetër duan të pengojnë antidemonstrata.

"Pro Këln" kundër ndërtimit të xhamisë

Aktivistët e „Pro Këln" – një lëvizje, e cila është e përfaqësuar prej katër vjetësh në këshillin komunal – janë kundërshtarët më të mëdhenj të projektit për ndërtimin e një xhamie dhe duke marrë shkas nga vendimi për ndërtimin e xhamisë duan të demonstrojnë së bashku me njerëz me të njëjtat bindje kundër „islamizimit" të Gjermanisë dhe Evropës.

Heumarkt, Këln

Heumarkt, Këln

I pyetur në se në „Pro Këln" bëjnë pjesë populistë apo njerëz të djathtët, eksperti për ekstremizmin e djathtë Wolfgang Kapust shprehet: „Mendoj se duhet thënë më ashpër, janë ekstremistë të djathtë. Këtë e sheh në biografinë e kokave drejtuese. Ata kanë qenë anëtarë të NPD (partisë nacionaldemokratike të Gjermanisë), kanë qenë tek republikanët, kanë themeluar dikur ligën radikale për popullin dhe atdheun dhe të gjitha këto organizata dhe parti karakterizohen nga pozicione tejet ekstreme, nga rracizmi, nga armiqësia ndaj të huajve dhe nga nacionalizmi ekstrem".

Kjo fuqi eksplozive nuk duhet nënvleftësuar

Një shumicë e madhe e opinionit është e të njëjtit mendim dhe do të largohet nga organizatorët. Një iniciativë paqësore kristiane-myslimane bën thirrje që të kundërshtohen këto grumbullime. Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit gjerman, Rupreht Polenc, është anëtar i kryesisë së kësaj iniciative. I pyetur se përse lëvizja e djathtë radikale dhe aktivitetet e saj nuk mund të ndalohen përgjigjet: „Ata janë të zgjuar, nuk përdorin kryqe të thyer, por parulla që ngjallin ndjenja armiqësie. Ka probleme me integrimin. Pyetja është vetëm se si e trajtoj unë këtë? A e forcoj këtë problem duke u bërë agresiv? Apo përpiqen përmes dialogut, që t´i sqaroj gjërat dhe pastaj t´i afrohem zgjidhjes? Kjo ëshë strategjia, që ne kërkojmë dhe për këtë jemi të një mendjeje edhe me organizatat myslimane, me të cilat bashkëpunojmë. Por mos e nënvlerësoni këtë fuqi eksplozive. Duhet të dëgjoni një herë njerëzit që mblidhen rregullisht në lokale."

Në bashkinë e qytetit janë gjithashtu të irrituar jo aq shumë për shkak të shpenzimeve prej një milionë euro që i shkaktohen nga kjo qytetit, por edhe për shkak të emrit të keq që i jep ky aktivitet Këlnit. Një qytet që ka treguar në histori, se është tolerant dhe i hapur ndaj botës. Në të cilin krishtërimi dhe ebraizmi kanë rrënjë të thella por një vitet e fundit edhe feja islame.

Këlni kundër mbajtjes së aktivitetit

Kryetari i bashkisë Fric Shrama qëndron me bindje në krye të opozitës kundër mbajtjes së këtij aktiviteti. „Për ngjyrëkaftit nuk kemi vend në qytet. Kjo tingëllon ndoshta në mënyrë perverse, sepse ato do të kenë një vend për disa orë por ne duam t´i mbajmë të izoluar në këtë vend. Nga sindikatat, nga shoqatat sportive nga kisha politika kemi shumë angazhime dhe të gjithë do të dalin të shtunën dhe do të bëjnë të qartë në një protestë të qartë me fjalë dhe muzik në një zinxhir njerëzish me një marshim proteste. Këtë ne nuk e duam këtu në qytet".

  • Data 19.09.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLTx
  • Data 19.09.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FLTx