1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kundërshtarët e qeverisë turke përndiqen edhe jashtë vendit

Shërbimi i fshehttë turk i ndjek kundërshtarët e qeverisë edhe në emigracion. Në Gjermani ka një rrjet të gjerë agjentësh dhe informantësh të shërbimit sekret turk MIT, që kanë spinuar kundërshtarët e Erdoganit.

Y. K. një përkrahës i Partisë Punëtorë Kurde jeton prej më shumë se një viti në Gjermani. Ai banon diku në veri të Gjermanisë dhe ka frikë për jetën, sepse herë pas here e këcënojnë në anonimitet me vrasje. Me mesazhe elektronike apo me postë ai merr edhe mesazhe të këtilla: "Edhe nëse na zbulojnë, dije që të kanë mbetur edhe pak ditë, gëzojë edhe pak jetën".

Y.K. dyshon shumë, se pas kërcënimeve të tilla qendron shërbimi sekret turk. Atij madje ende nuk i hiqet nga mendja rasti i vrasjes në Paris të dy bashkëluftëtareve të tij, të cilat u ekzekutuan në një qendër kulturore kurde. Ky rast ende nuk është zbardhur nga autoritete franceze.  

Ai i përket një shoqate të afërt me PKK-në. Afërsia me partinë kurde të punëtorëve, që është e ndaluar shihet me dyshim si në Turqi, por edhe në Gjermani. Megjithatë Y.K. tashmë i është siguruar mbrojtje nga autoritetet në Gjermani, sepse ai nuk ka akuza apo rekorde penale.

Dikush madje u ka dëguar një sinjal për dyshimet, se vërtetë pas kërcënimeve shtrihet dora e shëbrimit të fshehtë turk. Por autoritete gjermane nuk pranojnë të prononcohen. Deputetja e Bundestagut, Sevim Dagdelen, e ngarkuara e partisë "E Majta" me politikën e brendëshme lidhur me këtë rast thekson: „Rasti i Y. K. është bindës. Prokuroria nuk ka hapur pa arsye një proces hetimor për shkak spiunazhi. Dëshmitarja, që e ka zbuluar spiunin, mbrohet përmes një procesi për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndaj mendoj, që ky është një rast bindës dhe që të ngjall shqetësim."

Y.K. vazhdimisht duhet të jete i kujdesshëm. Qëkurse e kërcënojnë ai vazhdimisht ndryshon vendbanimin. Më shumë ai preferon të lëvizë brenda qarqeve të kurdëve. Policia i ka dhënë atij udhëzime konkrete se si të ruhet. „Ne qytetin ku unë banoj nuk qendroj shumë, edhe nëse shkoj atje njoftoj policinë. Nga vendi i punës kam hequr dorë. Policia më këshilloi, që të ndjek çdo ditë një rrugë të re, por kaq shumë rrugë alternativë nuk ka!

 E sa mund të më ndihmonte kjo, kur ata e që më përndjekin e kanë adresën time?"

Gjithnjë e më shumë kundërshtarë të regjimit nga Turqia kërkojnë mbrojtje në Gjermani. Autoritetet e sigurisë druajnë, se si rrjedhojë konfliktet e politikës së brendshme në Turqi mund të reflektohen edhe në Gjermani. Qysh tani shërbimi sekret turk MIT njihet, që ka një rrjet të madh agjentësh në Gjermani - me mbi 6000 spiunë dhe ekspertë. Studiuesi i shërbimeve sekrete Erich Enbohm ve në dukje:„Nga njëra anë janë spiunë, që drejtohen prej agjentëve profesionistë në detyrë. Krahas tyre ka edhe një numër të madh informatorësh, që thjeshtë percjellin informacionin. Është krijuar një zinxhir i tërë informacioni. Ne kemi të bëjmë me një sistem spiunësh të krahasueshëm me STASI-n në ish-RDGJ."

Edhe xhamitë në Gjermani ndodhen në shënjestër të shërbimit sekret turk. Shoqata turke e xhamive DITIB , që është përgjegjëse, ndërkohë e ka pranuar, se në xhami të veçanta vizitorët janë spiunuar nën mandatin e Ankarasë dhe informacioni është përcjellë më tej. Prokuroria federale tani po heton edhe kundër shoqatës DITIB.