1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kundërshtarët e Putinit demonstrojnë në Moskë

Pikërisht një vit pas kthimit të presidentit Putin në Kremlin përkrahës të opozitës kanë dalur sërish në rrugët e Moskës. Ata kritikuan represionin në rritje në vend.

Fillimisht në postin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ishte nga viti 2000 deri në vitin 2008. Më 7 Maj 2012 ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë sovjetik morri përsëri përsipër drejtimin e zyrës më të lartë në Federatën Ruse - pas një rokade me ish-presidentit dhe kryeministrin aktual Dmitry Medvedev dhe një procesi shumë të diskutueshëm zgjedhor. Në zgjedhjet e shoqëruara me akuza për manipulim të votave, sipas shifrave zyrtare, Putini fitoi mbi 63 përqind të votave. Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan atëherë kundër shefit të ri dhe shefit të vjetër të Kremlinit.

Pamje nga protestat në Moskë (6.05.2013)

Pamje nga protestat në Moskë (6.05.2013)

Pikërisht një vit më vonë, opozita bëri thirrje për protesta të reja kundër 60-vjeçarit Putin. Mijëra njerëz u dyndën në një miting në Sheshin Bolotnaya në qendër të Moskës. Demonstruesit mbanin në duar pllakate dhe brohorisnin "Liri për të burgosurit politikë". "Liri, liri, turp, turp", thërriste turma e njerëzve të grumbulluar në shesh.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës folën për afro 60.000 pjesëmarrës në miting, policia ruse njoftoi se numri i pjesëmarësve në mitingun e lejuar nga autoritetet ishte rreth 8000. Në detyrë ishin mijëra policë. Ky ishte tubimi i parë i madh i opozitës në katër muajt e fundit.

'Ata që protestojnë, rrezikojnë lirinë e tyre'

Një vit më parë, në protestat kundër rizgjedhjes së Putinit si pasojë e përleshjeve në sheshin Bolotnaja u plagosën shumë protestues dhe disa oficerë të policisë. Më shumë se 20 aktivistë mund të dënohen me vite të gjata burgim për shkak të "pjesëmarrjes në trazirat masive".

Pamje nga protestat në Moskë (6.05.2013)

Pamje nga protestat në Moskë (6.05.2013)

"Procedurat penale janë një sinjal i qartë për të gjithë simpatizantët e opozitës: 'Ata që protestojnë, rrezikojnë lirinë e tyre'", thotë politologja Maria Lipman nga Qendra Karnegi. Si shembull i arbitraritetit të drejtësisë vlen lideri i opozitës Aleksei Navalny, kundër të cilit janë ngritur disa aktakuza në mesin e të cilave edhe një për mashtrim.

Që nga demonstratat masive të para një viti, qeveria e Putinit ka ashpërsuar veprimet kundër kritikëve të Kremlinit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kështu me ndryshimin e ligjit pjesëmarrja në një demonstratë pa lejen e autoriteteve dënohet me gjoba të rënda.