1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kundërshtarët e energjisë atomike rinisin protestat në Gjermani

Protetstat kundër centraleve atomike të energjetikës në Gjermani kanë rinisur pas shumë vitesh për shkak të transportit të mbetjeve atomike Castor nga Franca për në depon e Gorlebenit në landin e Saksonisë së Poshtme.

default

Demonstruesit bllokojnë shinat

Gazeta "Flensburger Tageszeitung" për transportin Castor komenton: "Me motive të reja kundërshtarët e energjisë atomike kanë rifilluar protestat. Rikthimit të energjisë atomike të urryer aq shumë kundërsharët duan t´i përgjigjen me renesansën e lëvizjes kundër-atomike. Por veprimet agresive të pjesëtarëve të protestave, me bllokimet e dhunshme të shinave si edhe me thirrjet e frymëzuara ideologjikisht për aksione kundër transportit hekurudhor, tregojnë për një veprimtari të çorodoitur të kësaj organizate. Dallimi i turpshëm që gjenerata e 68-ës i bënte dhunës ndaj objekteve dhe terrorit ndaj personave po ringjallet sërish me papërgjegjshmërinë e plotë në transportin e Castorit."



Gazeta "Stuttgarter Nachrichten" shkruan për energjinë atomike: "Protesat paqësore dhe të larmishme kundër transportit të njëmbëdhjetë Castor janë zhvendosur si edhe vitet e tjera në prapaskenë. Në titujt e lajmeve bëhet fjalë vetëm për kaotikët, gjynah. Kjo edhe për faktin se një debat i arësyeshëm dhe jo emocional për të ardhmen e energjisë atomike do të ishte në ditët tona mëse urgjent. Unioni kristian-demokrat synon ta kthejë mbrapsht vendimin e koalicionit kuq e gjelbër (social-demokratë dhe ekologjistë) për të hequr dorë nga prodhimi i energjisë atomike. Por energjia atomike ka probleme akceptance tek njerëzit. Më shumë se gjysmë milionë familje përdorin energji ekologjike dhe tendenca është në rritje. Nga ana tjetër energjia nga burimet ricikluese bëhet çdo vit e më lirë. Tregu do të vendosë kështu në të ardhmen për energji të riciklueshme."


Gazeta "Mannheimer Morgen" shkruan lidhur me depon e mbetjeve atomike në Gorleben: "Pamjet që vijnë nga Gorleben janë reminishencë e së shkuarës. Simboli i lëvizjes kundër centraleve bërthamore të Republikës së Lirë të Vendlandit të harruar tashmë po feston papritur një ringjalljen. Edhe kundërshatrët që lidhen pas shinave hekurudhore nuk i kemi parë prej vitesh. Në protestat aktuale bëhet fjalë edhe për depon përfundimtare të Gorlebenit, por jo vetëm për këtë. Në rend të ditës në rradhë të parë është vedosur debati për enegjinë atomike në vetvete. Ajo që po ndodh këto ditë në Venland është një shenjë paralajmëruese për fushatën zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare të 2009-ës do të jenë gjithashtu një votim për përdorimin e energjisë bërthamore në vend."






  • Data 10.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqSX
  • Data 10.11.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqSX