1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kundër urrejtjes ndaj hebrenjve

E gjithë elita politike gjermane protestoi në Berlin kundër urrejtjes ndaj hebrenjvet. Edhe pse në protestë u mblodhën rreth 6000 vetë, ata ishin pak mendon kryeredaktori i DW-së Alexander Kudascheff.

Ky është një sinjal: 6.000 vetë u mblodhën në Berlin në një demonstratë kundër urrejtjes ndaj hebrenjve dhe antisemitizmit. 6000. Por jo më tepër. Në vitin 1992 mbi një milion gjermanë protestuan me qirinj në dorë nëpër qytete, fshatra dhe komuna kundër racizmit në Gjermani. Në atë kohë pretestuesit iu kundërvunë fuqishëm dhe në mënyrë mbresëlënëse urrejtjes së ekstremistëve të djathtë.

Këtë herë ishin 6000. E gjithë elita politike e Republikës Federale të Gjermanisë. Presidenti, kancelarja, ministrat, sindikalistë. Kisha protestante, kisha katolike. Të gjithë dhanë një sinjal kundër urrejtjes ndaj hebrenjve - me ftesë të Këshillit Qendror të hebrenjve. Sepse nga mesi i shoqërisë, nga mesi i Gjermanisë, nuk pati një nismë të tillë. Vërtetë e turpshme. Sikurse dhe numri u ulët i protestuesve.

Alexander Kudascheff

Alexander Kudascheff

Nuk mund të mohohet se ka një hendek në perceptimin e hebrenjve, dhe sidomos në vlerësimin e Izraelit. Popullsia është qartësisht më kritike ndaj Izraelit se sa politika. Dhe pas kësaj kritike krejtësisht të ligjshme ndaj Izraelit fshihen paragjykime arkaike antisemite - në rrugë nga ana e imigrantëve myslimanë, në rrjet nga gjermanët e zakonshëm. Ajo që lexuar aty si dhunë psikologjike, urrejtje, zemërim, dhe thirrje antisemite, është jo vetëm e turpshme dhe tronditëse, por është shqetësuese. Dhe kjo është arsyeja pse tubim para Portës së Brandenburgut është simboli i duhur: Gjermania është përgjegjëse për Holokaustin, për Shoahan, për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve evropianë. Këtu duhet të demonstrohet më me përkushtim, fuqi, vendosmëri kundër antisemitizmit se kudo tjetër. Këtu nuk mund të ketë as dhe përpjekje për normalitet.

Sipas sondazheve në Gjermani rreth 20 për qind e njerëzve kanë ide apo stereotipe antisemite. Këta janë për fat të keq më shumë se 25 vjet më parë. Ata janë të djathtë, të majtë, imigrantë myslimanë, gjermanë normalë nga mesi i shoqërisë. Në Gjermani, 75 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, pas shfarisjes së hebrenjve, sinagogat duhet të mbrohen nga policia. Edhe kopshtet. Hebrenjtë me skufe në kokë duhet të llogarisin që mund t'i shajnë. Varrezat e tyre përdhosen. Kjo është një pjesë e realitetit të jetës hebre në Republikën Federale të Gjermanisë.

Por: pavarësisht Holokaustit, pavarësisht antisemitizmit të perceptuar në jetën e përditshme, në Gjermani ka sërish një komunitet hebre. Çifutët nuk fshihen më, ata tregojnë vetëbesim. Edhe në tubimin e Berlinit: Ata tregojnë emocione. Nuk i pranojnë fyerjet, sharjet Ata janë pjesë e shoqërisë gjermane. Këtu kanë gjetur strehë këtu - një strehë që ngrihet kundër urrejtjes ndaj hebrenjve. Dhe prandaj dhe Kancelarja tha se lufta kundër antisemitizmit një qëndrim i vetëkuptueshëm republikane. Një shoqëri e hapur e dënon urrejtjen ndaj hebrenjve. Dhe e përbuz racizmi.