1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kundër tërheqjes së trupave amerikane: "Problemet në vendin tim do të bëhen gjithnjë e më të mëdha"

Redaktori i DW-së Abas Al-Khashali e ka prejardhjen nga qyteti irakianojugor Basra dhe jeton prej vitit 2000 në Gjermani. Ai e konsideron tërheqjen e trupave luftarake amerikane nga vendi i tij i origjinës si të nxituar.

default

Një shtet nuk lejohet të interesohet vetëm për sovranitetin e tij, siç bën qeveria e tanishme irakiane. Të paktën po aq të rëndësishme janë siguria dhe qëndrueshmëria. Shtetasit duhet të jenë në gjendje të jetojnë pa frikën se do të vriten me armë zjarri në mes të rrugës apo se do të hidhen në erë. Institucione shtetërore si zyrat e administratës, shërbimi civil apo ministritë duhet të funksionojnë.

Sado që si irakian më dhemb ta konstatoj, por në vendin tim të prejardhjes nuk është aspak kështu. Tërheqja e trupave luftarake amerikane vjen tepër herët. Gjendja e sigurisë nuk do të mund të përmirësohet edhe vetëm për faktin që deri tani në Irak nuk ka ushtri të fortë dhe as forca policore të fuqishme. Për të dyja këto nevojitet kohë, që të zhvillohen dhe që të mbërrijnë në një nivel profesional të mjaftueshëm. Sipas bindjes sime tërheqja e trupave luftarake amerikane lë pas një shtet sovran në dukje, i cili shpejt mund të kthehet në fuçi baruti (në mesin e një rajoni edhe tani të paqëndrueshëm).

Abbas Al-Khashali

Abas Al-Khashali

Amerikanët i çliruan njerëzit në vendim tim të prejardhjes nga një diktaturë brutale dhe u dhuruan atyre demokracinë. Kjo është e saktë. Por, demokracia nuk mund të funksionojë thjesht si veshje e sipërme pa përmbajtje, ajo nuk lejohet të jetë thjesht false. Për fat të keq pikërisht kjo vlen sot për elitën politike në Irak: Fryma e demokracisë nuk ka mbërritur ende vërtet tek ajo. Shpesh jepen vetëm pohime sa për sy e faqe, nuk merret kurrfarë përgjegjësie. Prej muajsh formimi i qeverisë nuk bën përpara, ndërkohë që atentate terroriste trondisin vazhdimisht vendin.

Për mua mbetet enigmë se si do të arrijë të zërë ndonjëherë vend një ndërgjegje demokratike në popull. Edhe më e pashpjegueshme është për mua përse amerikanët i tërheqin pikërisht tani trupat e tyre luftarake dhe duan që deri në fund të 2011-ës të largohen tërësisht nga vendi. Edhe unë dua një Irak sovran, por deri këtu nuk kemi mbërritur ende, fatkeqësisht. Pa mbrojtjen e trupave luftarake amerikane gjendja në fakt vetëm se mund të keqësohet.

Autor: Abas Al-Khashali

Redaktor: Elert Ajazaj/Lindita Arapi

  • Data 21.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ot7f
  • Data 21.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ot7f