1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kundër garës për miliardat - Deklarata qeveritare e kancelares gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret në samitin e ardhshëm të BE-së javën e ardhshme në Bruksel negociata të vështira lidhur me stimulimin e koniunkturës dhe mbrojtjen e klimës.

Kancelarja Angela Merkel duke folur para parlamentit gjerman, 4 dhjetor 2008

Kancelarja Angela Merkel duke folur para parlamentit gjerman, 4 dhjetor 2008

Angela Merkel e filloi deklaratën qeveritare me fjalë të ngrohta për t'i lënë vend në fund çështjeve më delikate. Në minutat e para ajo lavdëroi Francën si kryesuese e rradhës së BE-së, së cilës iu desh të drejtojë Bashkimin Evropian nëpër ujëra shumë të trazuara, jo vetëm për shkak të dështimit të Marrëveshjes së Lisbonës, e cila do të duhej të zëvendësonte kushtetutën evropiane por edhe për shkak të luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë. "Kjo ishte një provë vendimtare për politikën e jashtme evropiane dhe Evropa sipas mendimit tim e kaloi mirë këtë provë. Gjermania në këtë mes ka bashkëpunuar ngushtë në krahë të Francës".

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në një konferencë shtypi për krizën financiare - 4 tetor 2008

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në një konferencë shtypi për krizën financiare - 4 tetor 2008

Në këtë fazë të vështirë Unioni e kuptoi se duhet të flitet me një zë, vazhdoi kancelarja për të dalë në temën më të rëndësishme politike të këtyre ditëve: krizën globale financiare e cila ndërkohë është kthyer në krizë ekonomike mbarëbotërore. Angela Merkel theksoi se qeveria e saj reagoi si duhet ndaj kësaj krize: me një paketë ndihme kombëtare për bankat dhe me një program koniunktural për ekonominë gjermane të miratuar po të enjten nga Bundestagu gjerman. Por tani rradhën e ka Komisioni Evropian: "Evropa ka kërkuar nga ne që të veprojmë shpejt, ne e kemi bërë këtë si vende anëtare. Tani ne presim leje të shpejta në Bruksel për aksionet tona shpëtimtare", tha Merkel.

Një pjesë të fjalimit të saj Merkel e kishte rezervuar për të mbrojtur edhe njëherë qëndrimet e saj të deritanishme: tani për tani nuk do të ketë lehtësime në taksa apo triska konsumi për qytetarët. Kancelarja tërhoqi vërjetjen për maturi: "Andaj zonja dhe zotërinjë me gjithë urgjencën ekzistuese ne në Gjermani nuk do të bëhemi pjesë e garës për subvencione apo garës për miliardatë thjesht për të krijuar përshtypjen se është bërë diçka. Këtë e them për tërë qeverinë federale".

Kongresi i CDU-së, Shtutgard 1 dhjetori 2008

Kongresi i CDU-së, Shtutgart, 1 dhjetori 2008

#

Një temë tjetër e rëndësishme në deklaratën qeveritare ishte mbrojtja e klimës në Bashkimin Evropian. Merkel mbrojti edhe njëherë objektivat, për të cilat vendet e BE-së kanë rënë dakord pikërisht gjatë kohës sa kryesuese e rradhës së BE-së ka qenë Gjermania: reduktimin me 20 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit deri në vitin 2020 dhe deri atëherë shtimin për 20 përqind të energjisë alternative. Këto propozime i patën dhënë atëherë Merkelit titullin e nderit të kancelare së klimës. Tani kancelarja e klimës deklaron se qëndron ende pas këtyre objektivave por me kusht që ato të mos rrezikojnë vendet e punës në Gjermani.

Në fjalimin e saj para parlamentit kancelarja gjermane Angela Merkel parashikoi negociata të vështira në samitin e rradhës së BE-së në Bruksel, sepse kryetarët dhe kryeministrat e vendeve të tjera anëtare të BE-së do të kenë në valixhet e tyre dëshira të ndryshme që dallojnë nga njëra-tjetra.

  • Data 04.12.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9VN
  • Data 04.12.2008
  • Autor Sandra Petersmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9VN