1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kulenkampff: "Shqipëria duhet të ketë gjyqësor të pavarur!"

"Kultura e zbatimit të ligjit dhe mosndërhyrja e politikës në punën e gjyqësorit përbëjnë prioritetet kryesore të reformës në Drejtësi, shprehet Christoph Kulenkampff, ish-minister shteti në Landin Hessen të Gjermanisë

default

Gjykata në Shqipëri

Deutsche Welle: Prej një viti Ju jeni këshilltar nga ana e qeverisë gjermane në mistrinë e Drejtësisë në Tiranë. Çfarë propozimesh keni bërë për të vazhduar reformën e Gjyqësorit?

Christoph Kulenkampff: Propozimet e mia lidhen me forcimit të gjyqësorit dhe ndalimin e mundësive nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të patur përfitime ekonomike, përftime të tjera çfarëdo apo thyerje me dashje të ligjit. Propozimi im kryesor është apeli drejtuar politikës që të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit, por të lërë gjyqtarët dhe prokurorët të kryejnë detyrën e tyre dhe as ta nxijë punën e tyre në sy të publikut. Përkundrazi duhet të përpiqet të gjejë brenda sistemit gjyqësor shembuj pozitivë dhe t'i promovojë ata. Përvoja ime gjatë punës si këshilltar në ministrinë e Drejtësisë është që disa herë politikanët kanë abuzuar në media me individë të gjyqësorit duke i akuzuar ata për korrupsion. Kjo në Europën Perëndimore do të ishte absolutisht e pamundur. Apeli im drejtuar politikanëve të Tiranës është: lërini gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre, mos ndërhyrni dhe promovoni shembuj pozitiv në punëne gjyqësorit.

Deutsche Welle: Çfarë mendoni për kopetencat që ka ministria e Drejtësisë, ku Ju jeni këshilltar, dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë ?

Christoph Kulenkampff: Për mendimin tim është disi e çuditshme që këto dy institucione bëjnë punë paralele. Kjo është e dëmshme në disa aspekte: bëhët punë dyfishe për të njëjtat çështje, ka dhe shpenzime dyfish. Edhe më e rëndësishme është që puna paralele rezulton në një barrë të rëndë për gjykatësit dhe prokurorët sepse janë të inspektuar dyfish. Një ditë shkon për t'i inspektuar një inspektor nga ministria e Drejtësisë, ditën tjetë një inspektor nga Këshili i Lartë i Drejtësisë. Kjo duhet të marrë fund. Propozimi im është që inspektimet disiplinore të përqëndrohen tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndërsa ministria e Drejtësisë duhet të mërret me atë që ne në Gjermani e quajmë mbikqyrje e përgjithshme, ku përmblidhen të gjitha masat për ta çuar gjyqësorin përpara dhe jo të merret me gabimet që mund të bëjë gjyqtarët apo prokurorët, si ka ndodhur deri tani. Ministria e Drejtësisë duhet të merret me personelin, t'u sigurojë gjyqtarëve dhe prokurorëve infrastrukturën e duhur teknike, ndërtesa dhe salla të mjaftueshme gjyqi, që ata nuk i kanë, duke reduktuar kështu mundësitë e korruptimit të tyre. Në Europën Perëndimore këto janë detyrat kryesore të një ministrie drejtësie. Shkurt: të ndihmojë sistemin gjyqësor të punojë si një i tërë.

Deutsche Welle: Në fazën aktuale të reformës në drejtësi, çfarë mund të ndërmerret me prioritet për të reduktuar korrupsionin?

Christoph Kulenkampff: Duhet menduar për të rritur pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve për t'i sjellë ata në një situatë më të mirë ekonomike. Nga ana tjetër duhet menduar për të hartuar procedura të qarta, transparente, të thjeshta për t'u kuptuar nga çdo qytetar. Mua më duket se në Shqipëri gjërat e thjeshta ndërlikohen. Nuk arrij ta kuptojë pse ka një prirje për ta bërë këtë.

Deutsche Welle: Komisioni Europian e vlerëson jetike vazhdimin e reformës në drejtësi për progresin e Shqipërisë në procesin integrues dhe konkretisht në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për të cilin Shqipëria ka aplikuar në fund të prillit 2009. Cili është komenti juaj?

Christoph Kulenkampff: Bashkimi Europian do ta vëzhgojë Shqipërinë me shumë vëmendje nëse ajo arrinë të gjejë rrugën e zbatimit të ligjit. Zbatimi i ligjit është detyra kryesore që Shqipëria duhet të kryejë nëse dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat dhe pastaj të bëhet anëtare në BE. Politikanët vendas e dinë që nëse Shqipëria merr statusin e vendit kandidat, BE-ja do t' i vëzhgojë nga afër zhvillimet. Këtë e bën edhe tani por ai do të jetë shumë më serioz. Pra pika kryesore është instalimi i kulturës së zbatimit të ligjit. Natyrisht edhe zhvilimi ekonomik, por zbatimi i ligjit është prioritet i prioriteteve dhe mendoj se shqiptarët nuk është se nuk e dinë këtë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEJ4
  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEJ4