1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kukan: Thirrje politikanëve të Tiranës të zgjidhin krizën përmes dialogut

Në Tiranë po zhvillohet takimit i dytë i Komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

default

Mesazhi i europarlamentarit Eduard Kukan drejtuar politikanëve drejtues të Tiranës erdhi pas takimeve që delegacioni i Parlamentit Evropian zhvilloi me kryeministrin Berisha, liderin e opozitës Edi Rama dhe përfundimit të ditës së parë takimit të Komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim- Asocimit mes Shqipërise dhe Bashkimit Europian.

“Draft axhenda, që kemi përpara, tregon se stabiliteti i vendit dhe zbvatimi i ligjeve janë kushtet kryesore për integrimin europian të Shqipërisë. Parlamenti Europian është i shqetësuar për situatën, që prej qershorit të kaluar, tw pazgjidhur politike, Ajo që presim nga forcat politike të Tiranës është ta zgjidhin vetë ngërçin politik. Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Europian vetëm rekomandojnë dhe nuk mund ta zgjidhin këtë krizë. Zgjidhja duhet të vijë nga vetë forcat politike, përmes dialogut politik, në mënyrë që procesi i integrimit të mos dëmtohet, që të plotësohen kriteret politike të procesit të anëtarësimit në BE.” - tha europarlamentari Eduard Kukan.

Ai vuri në dukje se situata aktuale politike do të ketë pasoja në vlerësimin e Komisionit Europian lidhur me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Intregrimi europian Shqipërisë është në tryezë, tha Eduard Kukan, por i duhet dhënë fund krizës politike, pasi koha ecën dhe ajo mund të punojë kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Autor: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 05.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PztL
  • Data 05.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PztL