1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kujtimet dhe krimet e së kaluarës dhembin edhe sot në Srebrenicë

pa u hapur mirë procesi kundër Radovan Karaxhiçit u shty sërish. Karaxhiçi është njëri nga dy përgjegjësit kryesorë për masakrën e Srebrenicës. Gjenerali i tij Ratko Mladiç është ende në arrati.

Gra myslimane duke protestuar

Mijëra gra myslimane humbën në luftë një pjesë të madhe të familjes në luftë

Srebrenica është sot në mbarë botën simbol për tmerret e luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1992-1995. Në fillim të korrikut 1995 trupat e ushtrisë së serbëve të Bosnjes sulmuan zonën e mbrojtur të OKB-së përreth qytetit lindor të Bosnjes, Srebrenica. Brenda pak ditësh ata vranë rreth 8000 burra e djem myslimanë të moshës 12 deri në 77 vjeç. Kjo ishte masakra më e rëndë në Evropë qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në fund të shkurtit 2007 Gjykata Ndërkombëtare në Hagë e cilësoi masakrën si genocid. Edhe Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku zbardhen krimet e luftës, në disa gjykime është shprehur për genocid në Srebrenicë.

Një varrezë masive në Srebrenicë 13 vjet pas masakrës

Një varrezë masive në Srebrenicë 13 vjet pas masakrës

Shumë prej banorëve të Srebrencës nuk u pëlqen të flasin hapur në lidhje me proceset në tribunalin e OKB-së për krimet e luftës. Nëse pyet dikë në rrugë, shpesh merr përgjigje që i shmangen temës: si "Nuk më intereson, nuk kam të bëjë me këtë."; "Për mua s'ka rëndësi se çfarë bëhet atje."

Myslimania Meva Salkiç ka qenë në Srebrenicë qysh gjatë kohës së luftës. Për muaj të tërë njerëzve atëherë u duhej të përballonin rrethimin nga ushtria e serbëve të Bosnjes tregon ajo. "Ndaj nesh qëllohej me topa nga Serbia. Por më e keqja ishte uria. S'ka gjë më të keqe sesa kur fëmija jot të qëndron përballë dhe kërkon një copë bukë, që ti s'mund t' ia japësh."

Teksa në korrik 1995 trupat serbe sulmuan Srebrenicën, popullsia civile ishte pa mbrojtje. Trupat holandeze të helmetkaltërve, që duhej të mbikqyrnin zonën e mbrojtur, kishin shumë pak ushtarë dhe shumë pak armë. Pa hasur në rezistencë ushtarët serbë të Bosnjes nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiç pushtuan qytetin. Komandati suprem i ushtrisë ishte presidenti i atëhershëm i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiç.

Ashtu si mijëra gra të tjera, edhe Meva humbi në luftë një pjesë të madhe të familjes. "Unë humba vëllezërit, nipat dhe xhaxhain. Tani s'kam thuajse askënd më. Por më shumë vuajtje duhet të përballojnë gratë, që kanë humbur fëmijët e tyre. Ato janë prekur më rëndë nga të gjithë." - tregon Meva Salkiç.

Salkiç: "Unë e përjetoj këtë gjykatë si në një pazar ku bëhen pazarllëqe për çmimin"

Pas masakrës ndaj banorëve meshkuj të Srebrenicës ajo bashkë me të tjera gra myslimane u dëbuan nga qyteti. Për shumë vite ajo ishte në rrugëtim si refugjate brenda Bosnjes, derisa vendosi që të kthehet në shtëpi. Edhe sot ajo jeton këtu, ndonëse jeta në Srebrenicë nuk është e thjeshtë. Gjurmët e shkatërrimit janë kudo të dukshme dhe barra e së kaluarës është mbytëse. Edhe puna e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë nuk ndryshon gjë në këtë drejtim, thotë Salkiç, sepse: "Unë e përjetoj këtë gjykatë si në një pazar ku bëhen pazarllëqe për çmimin."

Jamila Delalic e zemëruar ndaj qëndrimit të gjyqtarëve prej bojkotimit të seancës sot (26.10.09)nga Radovan Karaxhiç

Jamila Delalic e zemëruar ndaj qëndrimit të gjyqtarëve prej bojkotimit të seancës sot (26.10.09)nga Radovan Karaxhiç

Tribunali i Hagës e toleron shumë Radovan Karaxhiçin, beson Salkiç, sepse ai është përgjegjësi kryesor për masakrën në atdheun e saj. "Ai qysh në fillim të luftës deklaroi, se myslimanët do të zhduken. Ai është fajtor, dhe për këtë duhet të japë llogari." - thotë Meva Salkiçit.

Madje atë nuk do ta ngushëllojë as dënimi i Karaxhiçit: "Askush nuk mund t'ia zëvendësojë kujt humbjen e fëmijës e të bashkëshortit: Për këtë nuk ka më asnjë zëvendësim gjatë gjithë jetës."

Autor: Marinko Sekulic / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 26.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KFXV
  • Data 26.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KFXV