1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kujt i pengojnë marrëveshjet për fqinjësi të mirë?

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me shtetet fqinje, para së gjithash me Greqinë dhe Bullgarinë mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Qeveria maqedonase po vlerëson se vetëm përmes ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe përmbushjes së kritereve evropiane do të mund të përshpejtohet procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në mbledhjen e fundit  qeveria e Maqedonisë ka miratuar tekstin e Marrëveshjes per Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

"Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në pajtim me interesat nacionale të Maqedonisë. Do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën bullgare. Marrëveshja hap perspektiva të mëdha për bashkëpunim edhe për zgjidhjen, e jo për krijim të problemeve," deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është pasqyrë e një gjenerate të politikanëve të cilët ndërtojnë ura dhe zgjasin dorën.

Bulgarien Mazedonien Zaev bei Borissow in Sofia (Reuters/S. Nenov)

Kryeministri maqedonas Zaev dhe ai bullgar Borisov

Dokumenti do të ndihmojë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve, shkëmbimi aktual tregtar mes dy vendeve arrin mes 500 dhe 600 milionë euro dhe në të ardhmmen pritet të arrijë deri në një miliardë euro. Kryeministri Zaev tha edhe se pret që opozita e Maqedonisë ta mbështesë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Është parashikuar që marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ta nënshkruajnë kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht në Shkup.

VMRO-DPMNE: Marrëveshja është në dëm të Maqedonisë

Paralajmërimi i nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë shkaktoi reagime të shumta në opinion. VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon nga qeveria transparencë për të gjitha çështjet me interes shtetëror përfshirë këtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon seancë publike dhe urgjente lidhur me paralajmërimin për nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Parlamenti, thotë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski duhet ta shqyrtojë marrëveshjen dhe të sjellë konkluzione se nëse duhet ose jo të nënshkruhet. Marrëveshja, sipas VMRO-DPMNE-së është e dëmshme për Maqedoninë.

Presidenti Ivanov kërkon eleborim të marrëveshjes

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i bën thirrje Qeverisë që ta elaborojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj.

Proteste in der bulgarischen Stadt Kjustendil (MIA)

Maqedonia dhe Bullgaria kanë probleme për gjuhën, kulturën dhe prejardhjen e shumë personaliteteve nga e kaluara historike

"Mungesa e transparencës shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para marrëveshjes së saj. Çdoherë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë dhe se çfarëdo lloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë," - thuhet në komunikatën e presidencës.

Kryeministri Zaev paraprakisht ka deklaruar se marrëveshja me Bullgarinë hap perspektiva për Maqedoninë, dhe se prej saj Maqedonia ka përfitime serioze. Ai shtoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është mbyllje e një kapitulli, që ka qenë problematik në periudhën e kaluar. Marrëveshja do të dakordohet kur ta ratifikojnë Parlamentet e të dyja vendeve.

Maqedonia dhe Bullgaria kanë probleme të hapura për gjuhën, kulturën dhe prejardhjen e shumë personaliteteve nga e kaluara historike.