1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kujdes ndaj Rusisë - Pranimi i Gjeorgjisë dhe Ukrainës nuk do të thjeshtësohet

Ministrat e jashtëm të NATO-s janë shprehur kundër pranimit të shpejtuar të Gjeorgjisë dhe të Ukrainës. SHBA-të hasën në kundërshtimin e qeverisë gjermane e cila ngul këmbë për një procedurë normale pranimi.

default

Sërish dy grupe brenda NATO-s në drejtime të kundërta. Nga njëra anë amerikanët së bashku me një pjesë të madhe të anëtarëve të rinj të ish shteteve të Paktit të Varshavës. Ata dëshërojnë, që të marrin sa më parë në NATO Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe t´i mbrojnë ata nga Rusia. Nga ana tjetër ndodhen vende si Gjermania apo Franca. Ato porosisin të kihet kujdes me Rusinë.

Diferencat ishin të mëdha

U tha se Gjeorgjia dhe Ukraina duhet të kenë një të ardhme në NATO dhe Rusia nuk mund të vendosë për këtë. Pastaj konstatimi i përgjithshëm se të dy kandidatët sot nuk janë gati të hyjnë në NATO. Mendime të ndryshme u shprehën në lidhje me momentin e pranimit dhe rrugën e anëtarësimit në NATO.

Mund të mendosh se nuk ia vlente debati, i cili më vonë edhe u kapërcye. Por prapa këtyre pozicioneve zyrtare vazhdojnë të fshihen dallime të mëdha.

Berlini do ta shtyjnë perspektivën e pranimit

Kur përfaqësuesit e qeverisë në Berlin thonë se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë një perspektivë për pranim atëherë kjo ngjall dyshimin se këtë perspektivë në fakt do ta shtyjnë për dikur. Politikanët në Berlin – por jo vetëm aty – marrin edhe sot frymë lirisht, për faktin që Gjeorgjia në gusht nuk ishte anëtare e NATO-s. Detyrimi për të ndihmuar Gjeorgjinë do të kishte shkaktuar shumë shpejt një konflikt ushtarak me Rusinë.

Gjysma e ukrainasve nuk duan të hyjnë në Nato

Në rastin e Ukrainës, rezistencës së Moskës i shtohet edhe fakti, se është evidente që së paku gjysma e popullsisë ukrainase kryesisht në pjesën lindore, nuk dëshëron anëtarësim në NATO, sepse vazhdojnë të ndjehen të lidhur me Rusinë. Projekti i Ukrainës për NATO-n është në rradhë të parë një projekt i presidentit Viktor Juschtschenko.

Sikur të varej vetëm nga amerikanët dhe disa anëtarë të rinj në Lindje, të dy vendet do të ishin sot anëtarë të NATO-s. Nga kontrolli i reformave politike dhe ushtarake duket se do të hiqnin me dëshirë dorë, si dhe nga fakti që aprovimi për pranim duhet të jepet nga të gjitha qeveritë e NATO-s. Pozicioni i tyre lidhur me luftën në Kaukaz është se anëtarësimi në NATO në gusht do të kishte penguar luftën.

Amerikanët duan pranim të shpejtë

Por për çështjen e fundit tani vetëm mund të spekullohet. Dallimi kryesor, që po të duam ta shprehim të ekzagjeruar do të ishte: Pranimi thuajse me çdo kusht, ose shtyrje me shpresën e fshehtë, se ndoshta nuk do t´i vijë dita kurrë.

Nga ana gjeografike amerikanët janë shumë larg Rusisë. Ndoshta kjo i bën ato më të qetë. Por polakët apo balltikët shprehen në mënyrë të ngjashme me ta dhe janë edhe me pranë se gjermanët.

Këtu flasin përvojat e ndryshme historike

Në favor të qeverisë Bush flet fakti se ajo i pranoi rezervat e të tjerëve dhe aprovoi planin fillestar për Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Evropianët duhet të jetojnë me fqinjin e fuqishëm rus. Dhe njerëzit në shtetet e NATO-s duhet ta dinë, se për kë duan të lënë kokën dhe se çfarë konfliktesh duan të sjellin në shtëpinë e vet.

Kjo nuk do të thotë, që pranimi i Gjeorgjisë dhe i Ukrainës nuk shtrohet kurrsesi për diskutim. Por kjo do të thotë, se situata duhet shqyrtuar me themel dhe të konsolidohet me menyrë demokratike.

  • Data 04.12.2008
  • Autor Kristoph Haselbah
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9Ax
  • Data 04.12.2008
  • Autor Kristoph Haselbah
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G9Ax