1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kujdes apo paranojë? - Aktivistët e të drejtave qytetare ankohen për listën me miliona emra të dyshuarish terroristë

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit siguria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në prioritet. Për të arritur atë u ndryshuan ligjet e të drejtave qytetare dhe u krijua ministria për mbrojtjen e atdheut.

default

Faqe e FBI

Që nga ajo kohë është duke u mbajtur një listë me emrat e terroristëve të dyshuar ose të atyre të njohur. Por lista është e diskutueshme sepse ajo përmban edhe shumë emra të pafajshmish.

Sipas të dhënave të ACLU, Unionit amerikan për të drejtat qytetare lista "„Terror ëatch List" e autoriteteve amerikane të sigurisë përmban më shumë se 1 milionë emra. Emra dhe mbiemra terroristësh të dyshuar, por edhe emra njerëzish krejt të pafajshëm, madje edhe emra njerëzish të famshëm. Mbajtësi i Çmimit Nobel për Paqen, Nelson Mandela u hoq para pak kohe nga kjo listë me vendim të Kongresit, senatori Ted Kennedy i demokratëve ishte një kohë të gjatë në listë, po ashtu si dhe 12 Robert Johnsons të ndryshëm që vazhdojnë të jenë pjesë e saj, kurse veterani Daniel Brown, vazhdon të ketë probleme kur kontrollohet në aeroport, por edhe kur ka dashur të shkojë në Kanada nëpërmjet kufirit është ndaluar nga policët e qarkullimit rrugor. Që kur është krijuar lista pas 11 shtatorit 2001 ka patur probleme me të thotë drejtoresha e ACLU-së, Caroline Fredrickson…"Kjo listë me më shumë e 1 milionë emra është inefektive, por edhe e padobishme dhe e dëmshme. Ajo nuk është e drejtë kundrejt amerikanëve që respektojnë ligjin dhe kundrejt kontrollorëve të aeroporteve me sistemin e çuditshëm të saj."

Një sistem, i cili edhe sipas pikëpamjes së Eileen Larence të „Government Accountability Office", një lloj kontrolli qeveritar, ka shumë pika të dobëta. Qytetarë të pafajshëm i janë ushtruar dhe vazhdojnë t`i ushtohen kontrolleve të turpshme ekstra, ose nuk janë lejuar madje të fluturojnë, thotë ajo…"Kjo ndodh ose sepse emrat e tyre i ngjajnë emrave të personave të listës, ose sepse kompjuterat japin alarme të gabuara. Përveç kësaj ndodh që të dyshuar terroriste nuk ndalen në aeroporte ose që kalojnë shumë lehtë kufirin."

Kongresi amerikan përpiqet të thjeshtësojë ankesat kundër përfshirjes në listë, mijra procese të tilla nuk janë mbyllur ende, njerëzit herë ndalohen e herë jo. Ndërkohë që policia federale FBI, e cila merret me këtë listë, është përfshirë në proces. Një zëdhënës i saj theksonte se është duke u punuar intensivisht për eliminimin e gabimeve në mënyrë që në fund lista të përmbajë vërtet emrat e të dyshuarve. Kështu ai konfirmoi indirekt akuzat e aktivistëve për të drejtat qytetare, të cilët sapo kanë zbuluar një gabim tjetër, përfshirjen në listë të një emri prominent: Jim Robinsonit, prokurorit të lartë të ministrisë së drejtësisë nën presidentin Klinton, i cili bën po ashtu pjesë në listën e "terroristëve të mundshëm". Pse? Për këtë nuk di të japë përgjigje as ai as autoritetet.

"Qeveria duhet ta zëvendësojë këtë listë me një më të vogël, në të cilën të përfshihen emrat e terroristëve më të këqinj. Vetëm kështu autoritetet mund të përqëndrohen vetëm tek ata që mund t`i shkaktojnë dëme këtij vendi…" thotë Caroline Fredrickson.

  • Data 16.07.2008
  • Autor Carsten Schmiester (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EdFT
  • Data 16.07.2008
  • Autor Carsten Schmiester (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EdFT