1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kufiri perëndimor polak kthehet në kufi të jashtëm të BE

Të kalosh kufirin pa kontroll pasaporte, kjo deri tani prej Gjermanisë ka qenë e mundur vetëm në kalimet kufitare më Francën, Belgjikën, Danimarkën ose me Hollandën. Më 21 dhjetor do të shtohet edhe Polonia

Luksemburg, Shengen 1995 nisi historia e Kufirit të Shengenit

Luksemburg, Shengen 1995 nisi historia e "Kufirit të vendeve të Shengenit

Por që prej datës 21 dhjetor, e ashtuquajtura Zonë e Shengenit do të zgjerohet me shtetet e Evropës Lindore, anëtare të BE, si dhe me Maltën. Kështu, edhe në kufirin me Poloninë liria e re e lëvizjes bëhet realitet- e në këtë mënyrë kufiri perëndimor polak kthehet në kufi të jashtëm të BE.

Roman Lubinski nuk e fsheh dot zhgënjimin e tij. Që prej shumë muajsh drejtori i mbrojtjes polake të kufirit pati bashkëpunuar si me politikën gjermane, ashtu edhe me policinë federale. Dhe tani, pak ditë para eleminimit të kontrolleve kufitare për personat në kufirin gjermano-polak, atij i duhet të dëgjojë vizione me të vërtetë të tmerrshme: "Për të folur ndershmërisht, unë çuditem që pikërisht gjermanët, që na ndihmojnë më shumë, kanë edhe dyshimet më të mëdha, a jemi të përgatitur ne si duhet për t'u anëtarësuar në Shengen. Kjo në një kohë që pikërisht policia gjermane duhet të theksonte se ne jemi të përgatitur shumë mirë. Ne i kemi përfunduar të gjitha kontrollet që na janë bërë nga ana e BE me rezultate të shkëlqyera."

Policia gjermane dhe ajo polake kontrollojnë së bashku kufirin

Policia gjermane dhe ajo polake kontrollojnë së bashku kufirin

Që prej 21 dhjetorit, traversat në kufirin gjermano-polak do t'i përkasin së kaluarës. Kontrollet e personave eleminohen, ashtu siç është bërë përditshmëri në kufijtë e brendshëm të BE që Gjermania ka me Danimarkën, Francën dhe Hollandën. Për këtë, mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE në Lindje, prej 1.200 km merret përsipër vetëm nga mbrojtja polake e kufirit. Por edhe atje, vizioni i hordhive të emigrantëve ilegalë ose i trafikantëve të njerëzve që presin nuk ka të bëjë aspak me realitetin, thotë drejtori polak i mbrojtjes së kufirit, Lubinski: "Kontrabanda në kufirin lindor është para së gjithash kriminalitet i vogël. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturat milingona, të cilat kalojnë përtej kufirit sasi të vogla alkooli dhe cigaresh. Përkundrazi, kriminalitetin e organizuar, i cili për biznesin e tij përdor para së gjithash itinerare kamionësh, ne e kemi eleminuar në masën më të madhe. Vetëm ditët e fundit, patrullat tona mobile në kufirin gjermano-polak ndaluan disa kamionë kontrabande".

Polonia hyn në Bashkimin Europian por jo në vendet e Shengenit, 1 maj 2005

Polonia hyn në Bashkimin Europian por jo në vendet e Shengenit, 1 maj 2005

Zemra e sigurimit të kufirit të jashtëm të BE është i ashtuquajturi sistemi informativ SIS, me të cilin vendet e Shengenit mund të këmbejnë të dhëna për persona dhe sidomos për persona në kërkim. Kështu për shembull, nëse një qytetari i refuzohet në Itali hyrja në BE, ky person në të njëjtin moment nuk do të kishte shans më as në kufirin polak. Vetëm në fazën testuese të sistemit informativ, rreth 3 mijë të huajve iu refuzua hyrja në Poloni. Për shumë njerëz, eleminimi i kontrolleve në kufirin gjermano-polak është një hap tjetër në drejtim të Evropës së bashkuar, mendon personi kryesor i mbrojtjes polake të kufirit, Roman Lubinski: "Shumë njerëz gëzohen që do të hiqen kontrollet e kufirit natën e 21 dhjetorit. Një eufori të tillë ne e kemi ndjerë me të hyrë në BE. Në mesnatë, njerëzit u mblodhën dhe secili prej tyre donte të kalonte kufirin. Dhe unë mendoj se këtë herë nuk do të jetë ndryshe."

  • Data 23.11.2007
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CST7
  • Data 23.11.2007
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CST7