1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kufiri i pakontrollueshëm greko-turk

Viti i Ri ka filluar ashtu siç ka përfunduar viti i mëparshëm: me ardhjen e mijëra refugjatëve nga Siria, Iraku dhe vendet e tjera. Shumë politikanë kërkojnë që Greqia t'i mbyllë kufijtë e jashtëm.

Refugjatët paguajnë shumë para për kalimin e detit të rrezikshëm nga Turqia në Greqi. Edhe këtë muaj kanë shkuar në Greqi me mijëra refugjatë nga pjesa perëndimore e Turqisë. "Ne e kemi parë se si një anije ka goditur ca shëmbinj dhe është fundosur", thotë një dëshmitar. Shumë prej tyre nuk kanë mundur të notojnë dhe të kthehen në bregdet."

Me dhjetëra vetë kanë vdekur këtu prej Vitit të Ri. Por në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe më shumë se 31.000 refugjatë të cilët me sukses kanë kaluar gjatësinë prej 10 kilometra të ujit në Detin Egje. Refugjatët e dinë se kalimi i detit është i rrezikshëm, por përqindja e të mbijetuarve është 99,9 %. Ndaj kjo rrugë mbetet shumë atraktive. Kur refugjatët i afrohen një herë bregdetit grek, atëherë mbrotja greke kufitare nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, veçse t'i pranojë ata.

"Nëse ata janë në rrezik që të përmbyten, atëherë Greqia detyrohet t'i shpëtojë dhe t'i nxjerrë në bregdet. Në këtë moment, Greqia si pjesë e Bashkimit Evropian është përgjegjëse për këtë rafugjatë", thotë eksperti gjerman Gerald Knaus. Ai është ekspert i organizatës ESI („Iniciative Evropiane e Stabilitetit“). Nëse rojet e bregdetit turk i kthejnë anijet në det të hapur, kjo nuk do të ishte vetëm shkelje e drejtësisë. Do të thoshte edhe vdekjen e sigurt të qindra e mijëra refugjatëve. Greqia pra nuk mund të mbyllë thjesht këtë vijë kufitare.

Mundësitë për zgjidhjen e problemeve

Refugjate ne Greqi.

Viktimat e ikjes

Shumë roje të bregdetit grek e kërkojnë fajin tek pala tjetër. Ato pohojnë se Turqia nuk është duke e kontrolluar si duhet kufirin dhe nuk po i eviton refugjatët të largohen drejt Greqisë. Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos i ka kritikuar autoritetet greke për bashkëpunim me kontrabandistët, pra për trafikim të njerëzve. Kritikat e tilla i ka hedhur poshtë qeveria turke. Volkan Bozkir, ministër turk për Marrëdhënie me BE, pohon: "Rojet kufitare turke kanë kthyer vitin e kaluar më shumë se 150.000 refugjatë, që është dyfish më shumë se një vit më parë. Çdo ditë ndalohen rreth 500 refugjatë të cilët përpiqen ilegalisht të kalojnë në Greqi. Turqia po përpiqet shumë".
Por eksperti Gerald Knaus mendon se "nuk ka kurfarë kuptimi që politikanët grekë dhe turq të kritkojnë njëri-tjetrin, sepse zgjidhja ekziston. Ata duhet të diskutojnë për mundësinë që Turqia t'i pranojë refugjatët, të cilët kanë mbërritur në Greqi". Nëse refuagjatët e ardhur në Greqi kthehen menjëherë në Turqi, atëherë kjo rrugë do të ndërpritej shumë shpejt. Por kushti kryesor është që Turqia t'i pranojë ata.

"Por Turqia do të ishte e gatshme vetëm në qoftë se vendet e BE, si Gjermania, Suedia dhe Austria, janë të gatshme që t'i marrin refugjatët drjetpërdrejt nga Turqia", pohon Gerald Knaus. Kështu shumica e refugjatëve do të ishin ende në Turqi. Të tjerët do të kishin ikur mundimet për arritje deri në Gjermani, Suedi apo Austri. Ndërkohë janë duke u zhvilluar bisedime mes Turqisë dhe vendeve të BE. Por deri tani pa ndonjë rezultat. Ndaj mijëra refugjatë do të vazhdojnë rrugën e tyre të rrezikshme.