1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kubis: Është koha që BE-ja të marrë përgjegjësitë në Kosovë

Shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubis, gjatë një vizite në Prishtinë, kërkoi një rol me aktiv të BE-së, në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Zgjidhja e statusit duhet të gjendet në kuadër të BE-së dhe KS-it.

default

Prishtina

Sllovakia kërkon një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, por që zgjidhja të gjendet në kuadër të BE dhe KS. Kështu tha në Prishtinë gjatë një vizite, shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubis. Ai kërkoi një rol më aktiv të BE-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse sipas tij, Kosova është pjesë e Evropës.

Kubis: Zgjidhja brenda Këshillit të Sigurimit

Kubis theksoi se rruga më e mirë akoma mbetet ajo e negociatave në mënyrë që ketë një zgjidhje kompromisi. "Ne gjithmonë kemi qenë kundër zgjidhjeve të njëanshme, prandaj është shumë e rëndësishme që zgjidhja për Kosovën të gjendet në KS-it", tha Jan Kubis. Është koha që BE-ja të marrë përgjegjësitë në Kosovë dhe sa më shpejtë të vendosë misionin me një legjitimitet të ri nga mekanizmat ndërkombëtar të vendimarrjes. Për këtë BE-ja sipas shefit të diplomacisë sllovake, është e përgatitur.

Roli i Sllovakisë

Sllovakia që nga fillimi i negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka pasur një qëndrim më të përmbajtur në raport me shumë shtete të BE-së për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Plani i ndërmjetësit, Marti Ahtisari, parasheh një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, por që të jetësohet plani, kërkohet një miratim në KS-it. Pas dështimit të negociatave shtesë Prishtinë-Beograd për statusin e Kosovës, autoritetet kosovare tashmë kërkojnë që plani i Marti Ahtisarit të legjitimohet nga mekanizmat ndërkombëtar të vendimmarrjes dhe të njihet pavarësia e Kosovës.

Shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubis, tha se vendi i tij është i gatshëm të shtojë numrin e trupave në Kosovë në kuadër të KFOR-it, natyrisht nëse kjo kërkohet. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtura dhe të kujdesshme në veprimet e tyre dhe theksoi se trupat e NATO-os, nuk do të tolerojnë eskalim të mundshëm të situatës së sigurisë në këtë fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

  • Data 05.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CX44
  • Data 05.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CX44