1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kuba-SHBA: Fundi i ideologjive

Më 20 korrik Kuba dhe Shtetet e Bashkuara do të vendosin marrëdhënie diplomatike. 26 vite pas rënies së Murit të Berlinit triumfon pragmatizmi mbi sloganet. Gjeopolitika në rajon ndryshon.

US-Präsident Obama und Präsident Raul Castro geben sich die Hand beim Amerika-Gipfel in Panama

Afrim me sKubës dhe SHBA-së: Obama dhe Raul Castro i japin dorën njëri-tjetrit në samitin e Panamasë

"Ky është fundi ultimativ i Luftës së Ftohtë", thotë Oliver Stuenkel, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universtitetin "Fundação Getulio Vargas" në São Paulo. "Nuk bëhet fjalë më për komunizmin apo kapitalizmin, por për pragmatizmin. Ky i fundit po luan rol gjithnjë e më të madh."

Afrimi mes SHBA-së dhe Kubës ka sjellë shtensionimin e marrëdhënieve edhe mes Brazilit dhe SHBA-së. Në tetor 2013, presidentja Dilma Roussef anuloi e zemëruar udhëtimin e saj në Uashington, pas bërjes publike të përgjimeve telefonike të NSA-së. Tani zemërimi është harruar. Në vizitën e saj në Shtëpinë e Bardhë, Roussef lëvdoi rivendosjen e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës. "Hapja e ambasadave nuk do të rigjerenojë vetëm marrëdhëniet bilaterale, por do të ndikojë në marrëdhëniet e Uashingtonit me të gjithë Amerikën Latine", deklaroi ajo.

Dilma Roussef

Përgjimet janë harruar - presidentja e Brazilit, Dilma Roussef

Brazili si një fuqi rajonale e Amerikës Latine luan një rol të rëndësishëm në gjeopolitikën e re në këtë rajon. Kështu njoftimi që erdhi nga Venezuela për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 6 dhjetor u bë falë ndërmjetësimit të Brazilit.

Të majtë por jo antiamerikanë

Sipas ekspertit për Amerikën Latine Oliver Stuenkel "sot në Brazil nuk ka ndonjë politikan të majtë që me seriozitet do të pohonte se duhet të punojmë kundër Shteteve të Bashkuara ose që nuk ka interes për një partneritet të fortë me Uashingtonin."

Ndërkohë që Venezuela ende propagandon imazhin e armikut për Shtetet e Bashkuara, Kuba dhe vende të tjera vazhdojnë të orientohen nga pragmatizmi. Kështu presidenti i Salvadorit, Sánchez Cerén para marrjes së mandatit në maj 2014 u takua me ministrin e Jashtëm amerikan, John Kerry. Por në kohën e luftës civile (1980-1992) Cerén luftonte si guerilas kundër regjimit të mbështetur nga SHBA-të. Edhe presidenti i Uruguajit, José Mujica i vuri vijë të kuqe së kaluarës, kur SHBA mbështeste regjime brutale ushtarake në rajon, me qëllim që të ndalte përhapjen e komunizmit. Mujica ra dakord për pranimin e të burgosuve nga Guantanamo në Uruguaj.

USA Kuba Normalisierung der diplomatischen Beziehungen Brief von Obama an Castro

Normalizimi filloi: Jeffrey DeLaurentis, kreu i misionit për interesat amerikane në Havana i dorëzon ministrit të Jashtëm kubanez, Marcelino Medina letrën e Obamës për Raul Castron (01.07.2015)

Luftëtarët kanë ulur armët

Rënia e murit latino-amerikan e mundëson këtë qëndrim: Në Kubë luftëtarët guerilas kolumbianë të Farcut negociojnë me qeverinë e presidentit konservator, Juan Manuel Santos për fundin paqësor të luftës civile që zgjat prej më shumë se 40 vjetësh. Në Salvador për kryepeshkopin e vrarë Oscar Romero, të akuzuarin si teolog komunist shpallet lumturimi. Autori spanjoll Antonio Navalon, i cili jeton në Meksikë nga viti 2005 i trembet një vakuumi politik. "Kontinenti amerikan është varfëruar ideologjikisht", shkruan ai në "El Pais". Kërkimi i orientimit politik dhe idoleve të reja do të jetë sfida e kohës. " Më parë në Amerikën Latine kishte dy ideologji: njëra vinte nga Kuba dhe ishte ëndrra e të majtëve dhe tjetra vinte nga e djathta, "Uncle Sam" dhe diktatorët e mbështetur prej tij." Ndërkohë nuk ka më dallime politike të "mirët" dhe "të këqinjtë". Kuba po i përshtatet kapitalizmit, ndërsa SHBA ndjek interesa gjeopolitikë.

Para nga Pekini

Eksperti Oliver Stuenkel pret që kjo situatë të mos ndryshojë shpejt, edhe pse Kina po bëhet gjithnjë e më prezente në rajon. "Kina nuk mund të zëvendësojë dot SHBA-të në këtë rol, sepse SHBA luan një rol të rëndësishëm për sigurinë në rajonin latino-amerikan. Por si partner tregtar, Kina i ka spostuar Shtetet e Bashkuara nga vendi i parë. Në Venezuelë dhe Argjentinë, kinezët janë bërë investitorët dhe kreditorët më të mëdhenj, spese aksesi i të dy vendeve në tregjet e kapitalit në botë është i kufizuar. Por rritja e ndikimit kinez në rajon duket dytësore para shkrirjes së akullit me Havanës dhe Uashingtonit. Pas hapjes së ambasadave më 20 korrik, etapa tjetër pritet të jetë fundi i embargos amerikane.