1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kualifikimi profesional në Gjermani

Çdo vjeshtë e njëjta gjë: Ata, që nuk kanë gjetur punëdhënësit e duhur, përpiqen ta gjejnë fatin e tyre përmes organizatave të ndryshme. Në Gjermani ka mbi 90.000 vende pune, për të cilat nuk ka mjaft aplikantë.

Yasin Abdelkrim dëshiron të bëhet mekanik

Yasin Abdelkrim dëshiron të bëhet mekanik

Ka shumë vende të lira. Përpara tabelave me shpallje për vende pune shtyhen rreth 20 të rinj. Me laps dhe letër ata shënojnë adresat e kontaktit të firmave, të cilat shpallin këtu vende për përgatitje profesionale. Shumë shpresojnë për muaj të tërë për të marrë një vend të tillë. Yasen Abdelkrim ka dërguar aplikime që në fillim të vitit të kaluar. Ai nuk e kupton se pse nuk ka pasur sukses deri tani. "Unë mendoj se është e vështirë. Unë kam përfunduar shkollën me notë relativisht të mirë, por për momentin thjesht nuk kam sukses me gjetjen e një vendi pune."

20 vjeçari ka aplikuar për vende të ndryshme pune si mekanik industrie, ose pajisjesh. Por deri tani ai ka marrë vetëm përgjigje negative, sepse niveli i shkollës, që ka përfunduar ai, nuk u mjafton shumicës së punëdhënësve. Ata kërkojnë që personi të ketë përfunduar maturën. "Shumë mendojnë se duhet të kesh përfunduar maturën, por nganjëherë kjo nuk është fare e nevojshme. Kur ke përfunduar maturën nuk do të thotë se të vijnë ndorësh punët artizanale. Ky është gjithmonë një paragjykim."

Degë të ndryshme, kërkesa të ndryshme

Kërkesa për vende kualifikimi është e madhe

Kërkesa për vende kualifikimi është e madhe

Edhe Balakrishnan Koculan nga Sri Lanka qendron me një bllok shënimesh përpara tabelave. Ai kërkon një vend për përgatitje profesionale në degën e kompjuterave. Por deri tani ai nuk para ka pasur sukses. "Ata kërkojnë aplikantë me patentë shoferi dhe me njohuri programimi. Por ka njerëz si puna ime, që këto kërkesa nuk i përballojnë dot më. Unë dua që të kem ndonjë mundësi për të mësuar diku. Dua të mësoj përmes përgatitjes profesionale. Nëse ata i kërkojnë këto gjëra paraprakisht, mua më duket jo e ndershme."

Atë, që 27 vjeçari e quan "jo të ndershme", kjo është e zakonshme në degën e kompjuterave. Shumë firma presin që të rinjtë të kenë njohuri teknike dhe të gjuhëve të programimit. Edhe sipërmarrja e vogël e Bonit, "Glamus" kërkon kandidatë për t'i përgatitur nga ana profesionale, të cilët sjellin me vete njohuri paraprake. Administratori Gerhard Lësch sqaron:

"Ne përpiqemi t'i inkuadrojmë në përpjekjet tona të gjithë ata që shkollohen. Prandaj presim edhe njohuri paraprake të mira. Kur dikush në moshën 18 deri 20 vjeç, që fillon shkollimin tek ne, ende nuk ka programuar njëherë në jetën e tij, atëherë ne themi se ai nuk ka interes të vërtetë për këtë. "

Iniciativa nga shteti

Sören Kampschroer ka gjetur vendin e duhur

Sören Kampschroer ka gjetur vendin e duhur

Por nuk janë vetëm punëdhënësit me shumë kërkesa që bëjnë që aplikantët të mos gjejnë vende për përgatitje profesionale. Nganjëherë e kanë fajin edhe dokumentat e aplikimit. Për të eleminuar këtë shkak, Agjencia Federale e Punës ofron një program njëvjeçar, në të cilin ajo i përgatit të rinjtë për kualifikimin. Këtu bëjnë pjesë ushtrime, si mund të shkruash aplikime, por edhe praktikat e ndryshme. Konsultuesit përpiqen pas kësaj që t'i ndërmjetësojnë të rinjtë në sipërmarrjet e ndryshme.

Autor: Andre Leslie/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica