1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kualifikimi për Ligën e Kampioneve - Gjenova kundër Bremenit

Është kjo një lojë për shumë para. Verderi do të ishte ekipi i tretë gjerman në këtë garë, pas Bajernit të Mynihut dhe Shalkes, të cilët si i pari dhe i dyti në Bundesligë, kanë siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë

default

Bremeni do të fitojë edhe në ndeshjen kthyese

Në qoftë se Verder Bremeni këtë të martë (24.08) kualifikohet kundër Sampdorias së Gjenovës për grupet e Ligës së Kampionëve, që në start do të fitojë rreth 15 milionë euro. Verderi dështoi totalisht në provën e fundit para kësaj ndeshjeje. Lojtarët e trajnerit Thomas Schaaf edhe kësaj radhe humbën ndeshjen e parë në fillim të sezonit. Kësaj radhe humbën në Hofenhajm me rezultat 4:1, ndonëse të parët dolën në epërsi 1:0. "Mbase duhet të kërkojmë që kampionati për ne të fillojë me ndeshjen e dytë, apo të tretë. Asgjë nuk ishte në rregull."

Fußball Bundesliga : Thomas Schaaf

Trajneri i Bremenit Thomas Schaaf

Në ndeshjet kthyese në Gjenova gjërat duhet të jenë më mirë

Pas epërsisë së arritur në Bremen prej 3:1, të mërkurën e kaluar Verderi do të eliminohej nga Liga e Kampionëve me një humbje 0:2. Për këtë klub kjo do të ishte një goditje e rëndë, jo vetëm sportive, por edhe financiare. Traineri Schaaf ka bërë të ditur se së bashku me ekipin do të analizojë mirë humbjen e thellë kundër Hofenhajmit, por jo vetëm atë. "Natyrisht që do të analizojmë edhe përshtypjet e mira nga ndeshja e ditës së mërkurë, me shpresë se këtë të martë do të ofrojmë një paraqitje shumë të mirë."

Pa Almeida dhe Hunt

Bundesliga 1. Spieltag

Mesfushori Hunt, majtas, mungon në ndeshjen kundër Sampdorias

Por Schaaf në këtë ndeshje nuk do të ketë dy lojtarë të rëndësishëm: sulmuesin nga Portugalia Hugo Almeida dhe mesfushorin Aaron Hunt. "Duket se këtë të martë nuk do të jenë në gjendje të luajnë, që është një dobësim për ekipin tonë."

Shansin do ta kenë lojtarët e tjerë, në radhë të parë lojtari i kombëtares Marko Marin e ndoshta dhe Sandro Wagner. Ky i fundit është i bindur se kundër Sampdorias do të kenë sukses dhe do ta harrojnë ndeshjen në Hofenhajm. "Një ndeshje e tillë ndodh. Tani duhet të angazhohemi me të gjitha forcat dhe të gjitha do të jenë në rregull."

Me kualifikimin në Ligën e Kampionave mbase do të ndërpriteshin edhe thashethemet për forcën e Verderit, pas kalimit të Mesut Özilit te Reali i Madridit.

Autor: Stefan Nestler/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica