1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Einstufung

Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët

Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët është baza e përbashkët për mësimin e gjuhëve të huaja në Evropë. Në së paku gjashtë shkallë nivelesh ai përfshin aftësitë gjuhësore në fusha të ndryshme.

Niveli A1 | Hapat e parë
Mësoni shprehje dhe fjali të thjeshta dhe përshkruani se ku banoni dhe cilat janë interesat tuaja në kohën e lirë.

Niveli A2 | Të shprehurit e informacioneve të thjeshta
Ju jeni në gjendje për t'u shprehur për tema të thjeshta dhe të përshkruani nevojat tuaja, për shembull kur shkoni për të blerë.

Niveli B1 | I aftë për jetën e përditshme
Kur udhëtoni nëpër Gjermani, i zotëroni të gjitha situatat, me të cilat përballeni. Tregoni ngjarje të ndryshme dhe shprehni mendimet tuaja.

Niveli B2 | Bindës në bisedë
Të shprehurit tuaj është spontan dhe i rrjedhshëm - edhe në biseda të gjata me ata që e kanë gjermanishten gjuhë amtare. Jeni në gjendje të ndiqni tekste dhe diskutime komplekse dhe të shfaqni mendimin tuaj mbi tema abstrakte.

Niveli C1 | Komunikim i sigurtë
Nuk ju duhet më të kërkoni fjalët dhe e përdorni gjuhën gjermane rrjedhshëm në kohën e lirë, në jetën profesionale apo në shkollë. Tekstet e gjata, të komplikuara i kuptoni pa probleme.

Niveli C2 | I përballon pa problem sfidat
Ju kuptoni gjithçka, që lexoni apo dëgjoni. Shpreheni spontanisht dhe rrjedhshëm dhe mund të jepni informacione të shumëanshme.