1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ku lëngon Franca

Ekonomia e Franës po përjeton stanjacion. Ato që shtohen janë vetëm papunësia dhe borxhi shtetëror. Kriteret e BE do të respektohen jo përpara vitit 2017. A do të avancojë edhe më tej spiralja e dhunës?

Në hapësirën e Eurozonës ka ende pasiguri të madhe, të nxitur nga krizat gjeopolitike si në Ukrainë. Por edhe buxheti negativ shtetëror i Ukrainës, si fuqia e dytë ekonomike në eurozonë nuk e ka kaluar krizën e borxheve. Kritika ndaj politikës financiare të Francës po shtohet, i thotë DW Katharina Pijnenburg nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW).

Fakt është: në Francë nuk ka që prej dy vitesh rritje ekonomike. Megjithatë, Presidenti i Francës, Hollande ndjek një politikë ekspansive politike. Qeveria e Francës beson se ndërhyrje më të mëdha të shtetit në ekonomi mund ta vënë nën kontroll krizën. Por Katharina Pijnenburg është skeptike për këtë strategji: Franca mund ta lërë pas krizën me reforma strukturore, para së gjithash të sistemeve sociale dhe të tregut të punës - dhe ta lërë pas vetes forcimin e njëkohshëm të sipërmarrjeve dhe tregjeve.

Rigallërim ekonomik në vend të pakësimit të borxheve

Krahasim i papunësisë në Francë, Gjermani, Greqi

Krahasim i papunësisë në Francë, Gjermani, Greqi

'Po Parisi nuk tregon deri tani dëshirë për reformë. Shumë e madhe është rezistenca kundër kësaj në Partinë Socialiste (PS) të François Hollande. Deficiti buxhetor rritet që prej vitit 2008 dhe ndodhet mbi kuotën tre përqind të përcaktuar nga BE. Në vitin 2013, kuota e deficitit ishte 4,3 përqind kurse për vitin 2015 ekspertët presin një rritje prej 4,7 përqind. Sipas vlerësimit të Katharina Pijnenburgut, kriteret e Maastrihtit për borxhet e reja do të respektohet vetëm që prej vitit 2017.

Kriza e thellë bën që të lëkundet edhe eurozona. Janë pikërisht shtete pa fuqi për reforma si Franca dhe Italia, që e frenojnë rritjen ekonomike në Eurozonë - megjithëse ato së bashku me Gjermaninë bëjnë pjesë në tri ekonomitë më të mëdha të BE. "Duhet të ndodhë diçka, ndryshe Franca do të rrëshkasë si Portugalia dhe Spanja për shkak të borxheve", thotë Katharina Pijnenburgu. "Për këtë duhet të thyhen strukturat e ngurta të ekonomisë, për të gjeneruar më shumë rritje. Këtë e di Franca, po rezistenca në radhët e veta e frenon reformimin e sistemit social dhe të tregut të punës", mendon Pijnenburgu. Ekonomistët francezë megjithatë e shohin përgjegjësinë për rënien e vazhdueshme ekonomike te Gjermania dhe te politika e kursimeve e vendeve të eurozonës.

Parimi i Hollande rikuperim në vend të kursimit

Parimi i Hollande rikuperim në vend të kursimit

Për t'i shpëtuar spirales së tatëpjetës, Francës do t'i duhej në radhë të parë një sistem i thjeshtëzuar taksash, për t'u mundësuar sipërmarrjeve hapësirë më të madhe financiare për investime, mendon ekspertja e ekonomisë. Sipërmarrjet do të detyroheshin atëherë që me investime në zhvillime të reja t'i shpëtonin presionit të konkurencës. Kjo do të prodhonte rritje më të madhe ekonomike.