1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ku ekziston vullneti, gjendet edhe një rrugë

Drejtimi i dëshirave të Cameronit është të paktën i qartë: ai dëshiron një nivel evropian më të vogël, dhe më efikas kundrejt shteteve anëtare.

A jemi më të zgjuar tani? Tani e dimë se çfarë reformash i duhen Cameronit që britanikët të thonë "po" në referendumin për Evropën? Pastaj mund të diskutohet nëse kërkesa të tilla janë të dëshirueshme, realiste, të vështira për t'u zbatuar apo nëse ato duhen refuzuar plotësisht. Por pas vizitës së Cameronit në disa kryeqytete europiane ne vetëm mund të hamendësojmë. A fshihet ndonjë taktikë pas tyre. Askush nuk shprehet qartë. As Cameroni, as Merkeli dhe as liderët e tjerë me të cilët Cameroni foli këtë javë. Askush nuk pranon të prononcohet qartë që në fund të mos dalë si humbës.

Drejtimi i dëshirave të Cameronit është të paktën i qartë: ai dëshiron një nivel evropian më të vogël, më efikas kundrejt shteteve anëtare dhe me më pak ndikim se sa sot. Ka kohë që në këto kërkesa nuk është gjithçka e diskutueshme. Askush nuk ka gjë kundër burokracisë dhe më shumë efikasiteti. Edhe në qoftë se Cameron do që kompetencat të kthehen nga Brukseli në nivel kombëtar, dhe kundër kësaj kërkese janë kundër dhe bërtasin me zë të lartë si Komisioni dhe Parlamenti Evropian, për të ka mjaft mjaft simpati tek shtetet anëtare.

Të jetosh e punosh ku të duash

Hasselbach Christoph Kommentarbild App

Christoph Hasselbach

Por shumica nuk janë dakord me dëshirën e Cameronit që të minojë lëvizjen e lirë për punë brenda BE-së. Berlini dhe Parisi janë dakord me pakënaqësinë e britanikëve ndaj qytarëve të BE-së që vendosen në një vend tjetër gjoja vetëm për shkak të përfitimeve nga ndihmat sociale - edhe pse statistikat tregojnë vazhdimisht se ky është një përjashtim dhe se vendet pritëse në fund të fundit përfitojnë prej migracionit për punë. Por edhe politikanët që ndajnë shqetësime të tilla duan patjetër që të ruhen liritë e tregut të brendshëm. Nëse evropianët sot mund të zgjedhin se në cilin vend të BE-së duan të jetojnë dhe të punojnë, kjo është një nga arritjet më të mëdha që ofron kontinenti. Paraardhësit tanë vetëm mund të ëndërronin për këtë. Kjo nuk mund të prapësohet kaq shpejt, edhe në qoftë se mund të ketë disa raste të abuzimit social.

Ndryshimet e traktatit në interes të Gjermanisë?

Po e qartë është edhe se askush nuk dëshiron që britanikët të dalin nga BE-ja. Me gjithë dëshirat e tyre të veçanta ata janë thjesht shumë të rëndësishëm për BE-në. Dhe Cameroni vetë nuk do të largohet kollaj nga BE, sepse ai me të drejtë duhet të ketë frikë në këtë rast nga një gjakderdhje ekonomike për vendin e tij, por edhe sepse ai dëshiron të parandalojë që Skocia pro-evropiane, të largohet nga ana e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Pra në thelb nga të dy palët ka një gatishmëri të madhe për t'ua bërë britanikëve të pëlqyeshëm qëndrimin në BE.

Kancelarja gjermane u përpoq tani t'ia bënte Cameronit të lehtë gjendjen, sepse me shprehjen "ku ekziston vullneti për diçka, ekziston dhe një mënyrë për ta arritur" ajo vetë nuk i përjashton më ndryshime në traktatet e BE-së. Dhe këto mund të jenë "ndoshta" edhe në interes të Gjermanisë. Edhe pse ajo e di se pengesat për ndryshimin e traktatit janë shumë të larta, ajo u tregua demonstrativisht fleksibël. Më shumë koncesione nuk mund të bëhen.

T'u ofrohet britanikëve diçka

Tani nevojitet sidomos një diplomaci e zgjuar. Cameroni duhet të thotë më në fund konkretisht në samitin e ardhshëm të BE-së në fund të qershorit, se çfarë dëshiron. Atëherë mund të diskutohet për t'i dhënë atij diçka që ai mund të shesë në shtëpinë e tij si përfitim për Britaninë, por pa prekur arritjet, si liria e tregut të brendshëm. Nëse Cameroni kërkon gjëra të papranueshme, përpjekjet e tij për reforma do të dështojnë dhe britanikët mund të dalin vërtet nga BE. Nëse qeveritë e tjera e lënë atë me ndërgjegje për këtë atëhere kërcënon i njëjti rrezik. Kjo nuk duhet të ndodhë. Të gjithë do të humbnin shumë nga një "Brexit". Sigurisht në lidhje me anëtarësimin e Britanisë në BE nuk vendosin kryetarët e qeverive, por vetë britanikët. Por qeveritë e kanë në dorë që të përgatisin terrenin për një po.

Ju mund të shkruani komente për këtë artikull. Ne gëzohemi për mendimin tuaj!