1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ku çalon Kosova sipas raportit të KE-së ?

Ka probleme, por ruajtja e stabilitetit në këtë fazë të bisedimeve është një nga vlerësimet e theksuara disa herë në raportin për Kosovën të Komisionit Evropian.

Prishtina

Prishtina

Korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore dhe mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohet Kosova. Kështu vlerësohet në raportin për Kosovën të Komisionit Evropian, pjesë të të cilit u publikuan edhe në Prishtinë nga përfaqësuesit e BE-së.

Shefja e njësisë për çështje kosovare të Komisionit Evropian për zgjerim, Genoveva Ruiz Kalavera, thotë se Kosova në raport trajtohet
njësoj si edhe vendet tjera konkurrente për integrim në BE-së, ndërsa, përgjegjësia për autoritetet është e gjithanshme.

“Çfarëdo që të lexoni në raport, u drejtohet të gjitha institucioneve të Kosovës, atyre vendore, UNMIK-ut, KFOR-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare thotë, zonja Kalavera, sipas së cilës, në raportin për Kosovën identifikohen mangësitë në të drejtat e pakicave dhe konstatohet se autoritetet nuk e respektojnë sa duhet lirinë e shprehjes”.

Mangësi në respektimin e të drejtave të njeriut

Raporti përqëndrohet edhe në fushën e respektimit të të drejtës së fesë, ku poashtu thuhet se ka mangësi. Në pjesën e rekomandimeve nga institucionet e Kosovës, kërkohet një legjislacion më modern, i harmonizuar me legjislacionin evropian. Në raport tërhiqet vërejtja se statusi i pazgjidhur politik nuk duhet të marrë tërë energjinë e autoriteteve aq sa të lihet mënjanë përmbushja e kritereve evropiane për integrim, të cilat nuk do të ndryshojnë për as një vend që aspiron në familjen evropiane. Përfaqësues të qeverisë së Kosovës ndërkaq, thonë se raporti e KE-së, ka identifikuar shumë mirë problemet me të cilat ballafaqohet Kosova, ndërsa, thonë se çelësi për sukses është zgjidhja e statusit politik të Kosovës.

Megjithatë një arritje e veçantë në Kosovë theksohet në raportin e KE-së, është mbajtja e gjendjes stabël në këtë fazë të bisedave për zgjidhjen e statusit. Kjo meritë i atribuohet unitetit të udhëheqësve politik kosovar, anëtarë të grupit negociator.

  • Data 07.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5GQ
  • Data 07.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5GQ