1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kthimi në partinë mëmë i "djalit plangprishës"

Partia Demokratike Reformatore shkrihet me Partinë Demokratike. Spektri politik i Tiranës me një parti më pak.

default

Selia e Partisë Demokratike

Tre vite bashkëqeverisje të Partisë Demokratike Reformatore të Genc Pollos me Partinë Demokratike të Berishës i kanë mundur nëntë vitet e gjata të ekzistencës si parti më vete. Partia bijë e Pollos kthehet tek partia mëmë e Berishës për t´u shkrirë me të. Çfarë ka ndodhur për Genc Pollon, aktualisht zv. kryeministër në qeverinë Berisha, i cili u largua në vitin 1999 nga PD mëmë për mungesë demokracie? Genc Pollo shpjegon: "Konteksti politik ka ndryshuar por edhe aktorët politikë. Partitë tona kanë evoluar në vitet e fundit dhe është më se normale të konsiderojmë seriozisht fuzionin, shkrirjen e PDR në PD".

Ndërsa për kryetarin e PD, kryeministrin Sali Berisha, në bazë të shkrirjes qëndron e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e përbashkët e partisë mëmë me partinë bijë. "Shkrirja e dy forcave tona politike ka në bazë kontribute të rëndësishme dhe vizionin e përbashkët, vizion që në Shqipëri faktohet si një vizion i madh suksesi." tha kryetari i PD, kryeministri Berisha.

Berisha.jpg

Shkrirja bëhet 8 muaj para zgjedhjeve

Shkrirja e reformatorëve me demokratët në një parti të vetme bëhet vetëm 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009. Palët e pranojnë pragmatizmin e tyre dhe përdorimin e arithmetikës, thithjen e votave të elektoratit të reformatorëve në partinë e përbashkët që do të ketë emrin " Partia Demokratike." Ish reformatorët do të duhet të fitojnë mbështetjen e kryetarit të tyre të vjetër dhe të ri, Sali Berishës, që të figurojnë si kandidatë për deputetë në listat rajonale, në bazë të sistemit të ri elektoral të Shqipërisë, sistemit proporcional rajonal.

Rritja e shanseve të fitores së zgjedhjeve të verës 2009 nga e djathta edhe përmes një hapi të tillë si shkrirja e dy partive në një të vetme është mirëpritur edhe nga partitë e djathta simotra europiane " që qeverisin në 16 vende të BE ka theksuar Berisha ne ceremoninë e marrëveshjes me Pollon.

Marrëveshja parashikon që procesi i shkrirjes të përfundojë në të gjithë vendin brenda dy muajve të ketij viti.

  • Data 30.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkTk
  • Data 30.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkTk