1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kthimi i të zhvendosurve në Pejë dhe bojkotimi i kthimit në Deçan

Kthimi i të zhvendosurve në Pejë ka shënuar sukses. Bashkëpunimi i të zhvendosurve ka ndikuar në realizimin e projekteve të reja në këtë proces. Në Deçan, kthimi i të zhvendosurve serbë dhe malazezë, ka mbetur në vend.

default

Të zhvendosurit

Peja, me rreth 200.000 banorë, është ndër komunat më të suksesshme, sa i përket kthimit të të zhvendosurve. Deri tani atje janë kthyer afro 2.000 të zhvendosur, mbi 700 prej të cilëve serb. Në marrëveshje me përfaqësues të grupeve etnike të të zhvendosurve, kjo komunë ka miratuar edhe Strategjinë Komunale për Kthim dhe Riintegrim për Vitin 2009, thotë Nexhat Kastrati, zyrtar komunal për kthim në Pejë.

„Komuna është shtëpia e të gjitha komuniteteve", shpjegon Kastrati, duke shtuar se në hartimin e Strategjisë Komunale për Kthim, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve.

Por kjo nuk ndodhë edhe me komunën e Deçanit, me rreth 60.000 banorë, ku ka të zhvendosur vetëm nga komunitetit serb e malazez. Deri tani, atje konsderohen të kthyer vetëm tre të zhvendosur serb. Ndërkohë që të zhvendosur janë 730 serbë e malazezë, sa banonin dikur në këtë komunë. Krahas iniciativave të vazhdueshme për kthim, pavarësimi i Kosovës, uli interesimin për kthim. Një problem të madh paraqesin edhe strukturat paralele serbe.

„Që atëherë kemi një bojkot të vazhdueshëm të përfaqësuesve të komunitetit serb në mbledhjet e Grupit Punues për Kthim. Në njërin prej këtyre takimeve ata u prezantuan si përfaqësues të „komunës paralele të Deçanit“. Është e ditur se komuna e Deçanit nuk komunikon me asnjë strukturë paralele të asnjë shteti fqinj. Ndërsa, unë konsideroj se ky është një manipulim i Serbisë me të zhvendosurit nga Kosova dhe një përpjekje krejtësisht naive për të krijuar institucione paralele të komunave të Kosovës, siç është përpjekja e komunës paralel të DeĻanit në Vernjaçka Banjë“, thotë kryetari i komunës, Musa Berisha.

Komuna e Pejës është partnere e projektit „Kthimi dhe Integrimi në Kosovë“, e cila krahas Istogut, Fushë Kosovës dhe Gjilanit do të jetë përfituese e 25 shtëpive nga 180, sa do të ndërtohen gjithsejt.

“Kostoja e projektit është afro 7 milionë euro për dy vjet. 3,3 milionë prej tyre do t´i financojë Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER), 4 milionë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkaura (UNDP) dhe 1,1 milion, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës” - sqaron zyrtari për kthim në komunën e Pejës, Nexhat Kastrati.

Ndërkohë, në Deçan, si rrjedhojë e bojkotimit të takimeve të Grupeve Komunale për Kthim nga ana e përfaqësuesve të të zhvendosurve, ende nuk është miratuar strategjia e parashikuarpër kthim. Mbi bazë të kësaj strategjie planifikohej kthimi i të zhvendosurve në vendbanimet: Lumbardh, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Dashinoc.

“Dhe, ky bojkot bie mbi supet e vet të zhvendosurve", thotë Nezir Balaj. Kthimi bëhet sipas strategjisë komunale për kthim. Ata kanë bërë një koncept për fshatin Dashinoc, ku me mbështetjen e UNDP-së, planifikohet kthimi i dhjetë familjeve. Mirëpo, UNDP-ja është tërhequr sepse, sepse sipas tyre, personat e zhvendosur nuk janë në kërkesën për kthim, ndërsa qëllimi është ndërtimi i shtëpive për t´iu shtuar vlera pasurisë për shitje. "Pra, janë tri gjëra të rëndësishme për kthim: vullneti i lirë, guximi dhe pranimi i realitetit të ri në Kosovë, cfarë të znvendosurve ju mungojnë”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete në Deçan, janë gjithsejt 730 persona të zhvendosur të cilët jetojnë në Serbi dhe Mal të Zi. Krahas interesimit të komunës për kthim, deri tani vetëm 3 serbë konsiderohen të kthyer, perveç 32 murgjëve që jetojnë në Manastirin e Deçanit.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktor: Bahri Cani

  • Data 02.05.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HiU8
  • Data 02.05.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HiU8