1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kthimi i romëve në Kosovë

Gazetat gjermane lidhur me vendimin për dëbimin e 14.000 kosovarëve nga Gjermania

default

Kamp romësh në Mitrovicë

'Süddeutsche Zeitung' lidhur me këtë sqaron:

"Marrëveshja, që do të nënshkruhet këtë vjeshtë mes palës gjermane dhe kosovare, parasheh që Kosova të pranojë në parim të gjithë ata persona, që posedojnë dokumente të krahinës së dikurshme jugosllave, apo mund të dëshmojnë se kanë jetuar një kohë atje. Sipas ministrisë së Brendshme Gjermania do t'i dorëzojë çdo vit Kosovës maksimumi nga 2500 kërkesa për pranimin e kosovarëve dhe do të kujdeset që të mos dëbohen pjesëtarët e vetëm një etniteti, pra nuk do të dëbojë vetëm romët... Gati gysma e rreth 55 000 kosovarëve në Gjermani kanë ardhur në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës. Në mesin e tyre kanë qenë edhe shumë romë... Ushtria gjermane ka filluar me tërheqjen e pjesshme nga Kosova me arsyetimin se rajoni ndërkohë është bërë shumë më stabil dhe paqësor. Ndërkaq sipas qeverisë gjermane dhuna me motive etnike ka shënuar rënie të dukshme", lexojmë ndër të tjera në 'Süddeutsche Zeitung'.

Me këtë nuk pajtohet komentatori i gazetës 'Hessische/Niedersächsiche Allgemeine', e cila botohet në Kassel. Ai vëren:

"Shumë janë kthyer vullnetarisht, rreth 14.000 duhet të dëbohen. Por shtrohet pyetja, ku në çfarë vendi? Në një shtet, i cili është njohur vetëm pjesërisht nga bashkësia ndërkombëtare, ekonomia e të cilit përkrah tregtisë me gjërat elementare për jetë mbështetet në kriminalitet dhe trafik të drogës në një vend, ku 45 përqind janë të papunë. Tensionet etnike në mes të shqiptarëve dhe serbëve dhe grupeve të tjera etnike frenohen vetëm përmes pranisë së 12 mijë ushtarëve të trupës paqëruajtëse ndërkombëtare, KFOR. Të dërgosh njerëzit me detyrim në një ambient të tillë do të thotë të nxitësh një vatër krize në Evropë. Kjo nuk është racionale. Ajo çfarë nevojitet tani është më pak zell dhe më tepër vlerësime të sakta për atë që në aspektin juridik padyshim nuk ka të meta, por megjithatë nuk është humanitare", thuhet ndër të tjera në numrin e sotëm të gazetës 'Hessische/Niedersächsiche Allgemeine'.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6YC
  • Data 15.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6YC