1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kthim në NATO - Franca do të rikthehet plotësisht në aleancën e mbrojtjes

Ndoshta së shpejti bëhet realitet: Pas 43 vjetësh Franca do të kthehet si anëtare me të drejta të plota në NATO. Hapin e kthimit në Bashkësinë Transatlantike Franca do ta ndërmarrë me rastin e 60 vjetorit të NATO-s.

default

Kuartieri qendror i NATO-s në Bruksel

Franca në vitin 1949 ishte një nga anëtaret themeluese të NATO-s, madje edhe selia e aleancës ndodhej në Paris. Por presidenti Charles de Gaulle qysh në fillim e kishte halë në sy mbipeshën amerikane. Me forcimin e Francës si fuqi atomike ai nuk donte që t´ua linte në dorë të tjerëve kompetencat e vendimmarrjes lidhur me armët bërthamore. Për këtë arësye në vitin 1966 ai u shkëput nga kjo strukturë ushtarake.


De Gaulle: „Qëllimi është që të rivendosim një gjendje normale të sovranitetit kombëtar."


Selia u zhvendos nga Parisi në Bruksel. Franca ndonëse mund të vendoste sërish vetë për fuqinë e saj atomike, ajo humbi dukshëm influencën në aleancë. Me këtë u pajtuan pasardhësit e de Gaulles. Gjatë fushatës së Presidentit të SHBA-së George W. Bush në vitin 2003 në Irak u përforcua edhe një herë argumenti për kontradiktën transatlantike. Presidenti i Francës Jaques Chirac atëherë: „Ne nuk shohim asnjë arësye ta ndryshojmë logjikën tonë, logjikën e paqes, duke kaluar në logjikën e luftës."


Por në vitet 90-të në Paris nisi një mënyrë e re e të menduarit. Fundi i Luftës së Ftohtë krijoi një situatë krejt tjetër strategjike. Qysh nga viti 2001 nisi të dalë gjithnjë e më shumë në plan të parë lufta kundër terrorizmit. Presidenti Nicolas Sarkozy do tani ta relizojë kthimin në NATO. Por shumë francezë vazhdojnë të jenë skeptikë. Duke folur përpara oficerëve Sarkozy bënte reklamë pë rnsimën e tij duke theksuar një argument për poliitkën ndaj Evropës: „Në Evropë gati të gjithë partnerët tanë janë anëtarë të aleancës. Ata nuk e kuptojnë, përse ne vazhdojmë të qëndrojmë të mënjanuar. “


Sarkozy kthimin në strukturën ushtarake nuk e konsideron më si dobësi, por si forcim të Francës, aq më tepër që me sa duket tani ai ka premtimin për poste të rëndësishme të francezëve në NATO. Sarkozy nuk do të forcojë vetëm Francën, por me këtë ai synon edhe forcimin e të gjithë pjesës evropiane të NATO-s. Franca gjithësesi angazhohet në misionet e rëndësishme të NATO-s, si në Afganistan dhe në Ballkan. Sarkozy: „Të dyja bashkë - një Evropë e pavarur e mbrojtjes dhe një organizatë atlantike - ne do të zemë vendin tonë në të dyja këto struktura.“


Një NATO evropiane, me këtë fjalë Sarkozy prek zemrat jo vetëm të shumë francezëve, por edhe të partnerëve evropianë të aleancës e gjithashtu edhe të gjermanëve. Ministri i Mbrojtjes Franz-Josef Jung në konferencën e NATO-s në Krakov në fund të shkurtit deklaroi: „Unë besoj, se do të ishte e dobishme, jo vetëm për NATO-n, nëse Franca do të jetë sërish anëtare me të drejta të plota, por edhe për Evropën, nëse BE-ja do të vazhdojë të zhvillohet si një shtyllë e fuqishme në fushën e politikës së mbrojtjes, në mënyrë që të mund të veprojë me efikasitet në këtë drejtim në partneritet me NATO-n. Shihni Afganistanin, shihni Kosovën. Atje është e nevojshme dhe kuptimplotë, që NATO bashkëpunon ngushtë me Evropën. “


Në këtë mënyrë nuk ka më asnjë pengesë për kthimin e djalit të humbur me rastin e samitit të NATO-s në prill.

  • Data 04.03.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5RX
  • Data 04.03.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H5RX