1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania historia ime

Kthesat e paparashikuara të jetës - Punëtorët ish-jugosllavë në Gjermani

Marrëveshja që Republika Federale e Gjermanisë nënshkroi në vitin 1968 me Jugosllavinë e atëhershme, solli mijëra punëtorë nga vendi socialist për të punuar përkohësisht në Gjermani. Shumë prej tyre nuk u kthyen më.

"Unë jam njëri nga punëtorët e atëhershëm që nuk është kthyer, sepse fëmijët jetojnë këtu. Të gjitha ëndrrat për kthim u tretën." Kështu prezantohet Dragan Pribiç. Historia e tij ngjason më atë të shumë emigrantëve të brezit të parë të ardhur nga ish-Jugosllavia.

62-vjeçari nga Beogradi erdhi në vitin 1970 në Gjermani. Vite më parë ekonomia gjermane lulëzonte, vendi kërkonte forca punëtore. Republika Federale kishte nënshkruar që në vitin 1955 marrëveshje punësimi me Italinë, më pas me Spanjën, Greqinë, Turqinë, Portugalinë, dhe në vitin 1968 me Jugosllavinë. Dragan Pribiçi erdhi në Frankfurt. Tekniku i shkolluar nuk dinte asnjë fjalë gjermanisht, por kjo nuk përbënte ndonjë problem. "Fillimisht doja të qëndroja aq kohë sa të kurseja para për një makinë, pra një ose dy vjet."

Jetë me valixhe gati

Kështu mendonin shumë emigrantë asokohe, tregon Leo Monz, drejtues i sektorit të Emigracionit në Këshillin e Sindikatës Federale Gjermane (DGB): "Punëtorët e huaj nuk kishin perspektivë që të qëndronin për një kohë të gjatë në Gjermani. Para sysh ata kishin kthimin."

Kjo është arsyeja pse shumë familje nuk u bashkuan. Edhe kur kishin ardhur të dy prindërit në Gjermani, fëmijët liheshin në vendlindje tek gjyshërit. Punëtorët nga Jugosllavia gjenin shpejt një vend pune, sepse ishin të kualifikuar si teknikë, mekanikë etj. Leo Monz thotë se edhe punëdhënësit gjermanë ishin shumë të kënaqur me ta.

Edhe një vit, edhe një vit...

Edhe Dragan Pribiçi gjeti punë shpejt si elektriçist, mësoi të fliste shpejt gjermanisht dhe njohu në Gjermani edhe gruan e tij të ardhshme. Makina e parë u ble, por edhe pretendimet u rritën: "Mendova, ndoshat edhe një apartament të vogël...Më pas edhe një apartament pak më të madh, më në fund shtëpi...Po të më kishte thënë njeri atëherë, se do të qëndroja në Gjermani 50 vjet, do ta kisha deklaruar për të marrë."

Gastarbeiter vor ihrer Abfahrt nach Jugoslawien am 15. Dezember 1972 auf dem Frankfurter Hauptbahnhof. Mit einem Sonderzug kehren sie über Weihnachten in ihre Heimat zurück.

Ndryshe nga shumë punëtorë të tjerë të huaj, "jugot" siç quheshin jugosllavët e ardhur në Gjermani, mbështeteshin shumë në Gjermani nga shteti i tyre. Ata ngritën klube, organizatat e tyre u bashkëthemeluan dhe ndihmuan nga ambasada jugosllave dhe konsullatat e shumta, thotë Leo Monz. "Për ne kjo do të thoshte përzierje e madhe e shtetit". "Por nga ana tjetër kishim dikë që na priste për shqetësimet tona", thotë Dragani.

Me njëri-tjetrin

"Punëtorët e përkohshëm", kështu ishte përcaktimi zyrtar, punojnë ditën shumë, ndërsa në darkë dalin në klubet e tyre. Sot kjo mund të thuhet se ata jetonin që atëherë në një shoqëri paralele. "Vetëm pak punëtorë të huaj të brezit të parë u integruan vërtet.

Rotacioni i fuqisë punëtore nuk funksionoi asnjëherë ashtu siç duhet. As punëtorët e huaj nuk donin të ktheheshin në vendet e tyre, ende të varfra, as punëdhënësit gjermanë nuk donin t'i lëshonin punëtorët që e njihnin punën. Kështu punëtorët e huaj, të ftuar për një kohë të caktuar, u bënë emigrantë që sollën edhe familjet e tyre. Në këtë kohë shkrimtari Max Frisch tha sentencën e njohur: "Në kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz."

Lufta ndryshoi gjithçka

Kjo është edhe historia e familjes Pribiç. Pas martesës erdhi fëmija i parë, pastaj i dyti. "Fillimisht donim të jetonim këtu deri sa fëmijët të bëheshin në moshën e shkollës, pastaj deri sa ta mbaronin shkollën. Tani jemi plakur dhe po marrim pensionin këtu", rrëfen Pribiç.

Edhe pas ndalimit të marrëveshjes së punësimit numri i jugosllavëve u rrit për shkak të bashkimeve familjare. Me fillimin e luftës në Jugosllavi në vitin 1991 numri i tyre u rrit në mënyrë të menjëhershme. Shumë sollën të afërmit, pjesa tjetër erdhi si refugjatë.

Eine Gastarbeiterbeiterfamilie macht Picknick auf einem Rastplatz an der Autobahn Richtung Jugoslawien-Türkei. (Undatierte Aufnahme). Foto: Istvan Bajzat +++(c) dpa - Report+++

Emigrantët nga ish-Jugosllavia sollën dikur edhe familjet e tyre

Lufta i bëri jugosllavët kroatë, serbë, boshnjakë apo maqedonas. Edhe restorantet jugosllave u zhdukën brenda natës, po ashtu si klubet dhe organizatat e tyre. "Dallimet nacionale ishin papritur kaq të forta, saqë kjo çoi në luftë, ne u tronditëm thellë", kujton Leo Monz. Për të dhe shumë gjermanë këto dallime ishin të pakuptimta dhe lufta aq më pak e kuptueshme.

Valixhet janë hapur

Ndërkohë në Gjermani jeton brezi i dytë dhe i tretë e njerëzve të ardhur nga ish-Jugosllavia dhe shtetet që pasuan atë. Numri i tyre llogaritet me 1,5 milionë vetë. Shumë syresh kanë edhe pasaportën gjermane.

Më të rinjtë konsiderohen si të integruar mirë, të moshuarit e kanë humbur momentin e integrimit. Do të qëndrojmë në Gjermani, thotë Dragan Pribiçi. Me 62 vjetët e tij, ai është ende aktiv. Sot Dragani këshillon emigrantët ish-jugosllavë për pensionet. Klientët e tij janë njerëz si ai, që erdhën për një kohë të caktuar, ndërsa sot jetojnë me fëmijët në Gjermani.